Rama paralajmëron për ndryshime: Mandatin e katërt për t’u vetëkorrigjuar
Kryeministri Edi Rama mblodhi në një takim falenderues në Pallatin e Brigadave ekipin që garoi për Partinë Socialiste në zgjedhjet e 11 majit.
Rama tha në fjalën e mbajtur me këtë rast se PS duhet të dëshmojë se do ta përdorë fuqinë e mandatit të katërt për të bërë realitet fjalët dhe për t’u vetëkorrigjuar për të bërë më të mirën.
“Duhet ta nisim nga vetja për të riparë nivelin e udhëheqjes, na duhet një mirëkuptim i plotë brenda nesh për të siguruar shqiptarët dhe BE me fjalë të përputhura me veprat se ne do ta përdorim fuqinë e mandatit të katërt. Jemi ngjitur aq lart sa askush nuk e ka besuar. Duke u përpjekur të reflektojmë për këtë besoj se mbi të gjitha kjo ka ndodhur se kemi arritur të nxjerrim më shumë nga vetja pas çdo fitoreje. Sa më shumë të vetëkorrigjohemi ne aq më shumë do përfitojë Shqipëria. Unë me disa këtu nga koha e vjetër e kemi parë këtë familje në errësirë dhe dritë”, tha Rama.
LEXONI GJITHASHTU:
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë