Përplasje mes dy deputetëve të rinj, Bido sfidon Xhaferrin: Dorëzoj mandatin nëse…
Të ftuar në emisionin “NOW me Erla Mëhillin”, dy deputetët e rinj të dalë nga zgjedhjet e 11 majit, Besart Xhaferri nga PD dhe Ardit Bido nga PS, janë përfshirë në një debat të ashpër lidhur me procesin zgjedhor.
Ardit Bido, deputeti më i ri i Parlamentit, i dalë nga qarku i Vlorës, i është përgjigjur akuzave të Xhaferrit (deputet i zgjedhur nga lista e mbyllur e PD në Qarkun e Tiranës ) duke i cilësuar si retorikë boshe.
Përballë pretendimeve të Xhaferrit për manipulime në zgjedhje, Bido e sfidoi Xhaferrrin që të gjente një person që kishte kërkuar vota për të në institucione publike.
“Nëse ti më gjen në një institucion një person që ka kërkuar votë për Ardit Bidon, pra për mua, unë heq dorë nga mandati. Nuk po flas për votë individuale, se shoqja ime e klasës është dhe do ma japë votën, por për institucione të tjera. Fakti që qytetarët votojnë si votojnë është për shkak të retorikës tuaj si opozitë. Ju doni të shfaqeni si engjëj dhe të na bëni ne djaj, por kjo është një retorikë që ju ka çuar në humbje,” tha Bido.
Debati midis dy deputetëve të rinj vijoi i tensionuar, me akuza të ndërsjellta në studio.
LEXONI GJITHASHTU:
“Shkodra pret më shumë turistë këtë vit”, gazetari: Rritje deri në 25% e vizitorëve
“Himara thyen pritshmëritë turistike”, kryebashkiaku Tavo: Fluksi i vizitorëve është rritur me 30% krahasuar me vitin e kaluar
Turizmi në Vlorë, gazetari: Protestat nuk ndikuan te pushuesit, Sazani dhe Karaburuni vijojnë me fluks
- 19:18 Aksidenti tek Unaza e Madhe, ndërron jetë edhe i plagosuri tjetër
- 19:12 Teherani akuzon SHBA-në: Po përdorin çështjen bërthamore si pretekst për të na shkatërruar
- 18:59 Franca regjistron 5,764 vdekje shtesë gjatë valës së të nxehtit të qershorit
- 18:58 SHBA dhe Izraeli diskutojnë për një takimi mes Trump dhe Netanyahu në Zyrën Ovale
- 18:16 Stuhitë godasin Ballkanin, miliona euro dëme në bujqësi, mbi 100 automjete të dëmtuara në Shkup
- 18:02 Zjarr në Voskopojë, dy mjete zjarrfikëse dhe forca të shërbimit pyjor në operacion