Falja e gjobave para zgjedhjeve, Aulon Kalaja dorëzon kallëzim penal në SPAK

27 Maj 2025 | 10:46

Kandidati i PD për deputet në listën e hapur në Durrës, Aulon Kalaja i cili nuk arriti te marrë mandatin me 11 maj për pak vota, është paraqitur këtë të martë në ambientet e SPAK.

Mësohet se ai është paraqitur për të dorëzuar një kallëzim penal për vendimin e qeverise për faljen e gjobave pak ditë para zgjedhjeve.

Dy ditë para zgjedhjeve qeveria ka miratuar jë vendim duke falur një sërë gjobash dhe masash administrative të vendosura ndër vite ndaj qytetarëve dhe bizneseve.

Ky vendim parashikonte shfuqizimin e të gjitha masave administrative të paekzekutuara që janë vendosur gjatë periudhës 1 janar 2015 deri më 30 nëntor 2024.

Një kallëzim tjetër për faljen e gjobave është depozituar me herët në SPAK edhe nga Koalicioni Euroatlantik i Lulzim Bashës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Plagosje me thikë në Fushë-Krujë, 22-vjeçari dërgohet në Spitalin e Traumës

Një plagosje me thikë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të hënë në Fushë-Krujë. Një 22-vjeçar është plagosur me thikë pas një konflikti banal i cili...
21:51 | 13/07/2026

“Kam parë sms që t’i bllokohej rruga Kanye West”, Ferhati: Ka patur thirrje të sulmoheshin bizneset

I ftuar këtë të hënë në Now me Erla Mëhillin, gazetari i Euronews Eni Ferati ka zbardhur prapaskenat e sulmeve të koordinuara ndaj bizneseve në...
21:30 | 13/07/2026

Ish-ministri Vengu publikon mesazhet: Turistëve u kanë çuar sms dhe i kanë nxitur për….

Deputeti dhe ish-ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu i ftuar këtë të hënë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka zbuluar mesazhet që u...
21:14 | 13/07/2026