U padit për shpifje, Monika Kryemadhi paraqitet për seancën në GJKKO
Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi është paraqitur këtë të martë në GJKKO për t’u përballur me juristin Romeo Kara, i cili e ka kallëzuar për “shpifje” dhe “fyerje”.
Në kallëzimin e tij, Kara pretendon se vepra penale nga Kryemadhi është konsumuar në deklaratat e saj publike, kur është shprehur se Kara është paguar për kallëzimin e tij ndaj Ilir Metës.
“Kam gjyq për shpifje me inceneratorin në SPAK. Gjithë dynjaja shkon në gjyq civil unë vij këtu”, -është shprehur kryemadhi para se të hynte në ambientet e GJKKO.
Kujtojmë se deputetja e PL-së po hetohet nga SPAK për tre akuza pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim pasurish në lidhje me dosjen e CEZ DIA dhe lobimin e LSI-së në SHBA.
Po për këtë dosje po hetohet edhe ish-bashkëshorti i saj, Ilir Meta, i cili ndodhet në qeli prej datës 21 Tetor 2024, pasi ndaj tij është caktuar masa e sigurisë “arrest me burg”.
LEXONI GJITHASHTU:
Vala e të nxehtit ekstrem godet Italinë dhe Evropën, temperaturat pritet të arrijnë deri në 45°C
Ndizet një vatër zjarri në lagjen “15 Tetori” të Vlorës, rrezikohen banesat pranë (VIDEO)
Plagosje me thikë në Fushë-Krujë, 22-vjeçari dërgohet në Spitalin e Traumës
- 09:38 Leskaj kundër bojkotit të PD: Qytetarët s’i votojnë deputetët për të lënë bosh karriget në Parlament
- 09:35 Yamal: Gjysmëfinalja me Francën, ndeshja më e rëndësishme por nuk ndjej presion
- 09:28 Vala e të nxehtit ekstrem godet Italinë dhe Evropën, temperaturat pritet të arrijnë deri në 45°C
- 09:26 Ndizet një vatër zjarri në lagjen “15 Tetori” të Vlorës, rrezikohen banesat pranë (VIDEO)
- 09:02 U përjashtua nga Kupa e Botës, ndërron jetë arbitri holandez i akuzuar për abuzim seksual
- 09:01 4 të plagosur në sulmin amerikan në jugperëndim të Iranit