Goditet rrjeti i prostitucionit në Vlorë, në kërkim një 29-vjeçare braziliane

27 Maj 2025 | 13:04

Policia e Vlorës ka goditur këtë të martë një rrjet prostitucioni që operonte në qytetin bregdetar, duke shpallur në kërkim një 29-vjeçare me shtetësi braziliane.

Sipas njoftimit zyrtar, e dyshuara B.F., 29 vjeçe, akuzohet për veprat penale “Trafikimi i personave të rritur me qëllim shfrytëzimin për prostitucion” dhe “Shfrytëzimi i prostitucionit”.

Ajo dyshohet se shfrytëzonte për qëllime prostitucioni dy bashkëkombëse të saj, të moshave 34 dhe 30 vjeçe, në një apartament në lagjen “Lef Sallata” të qytetit të Vlorës.

Të dyja gratë e përfshira janë proceduar në gjendje të lirë për veprën penale “Prostitucioni”.

“Specialistët për Hetimin e Trafiqeve referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasen braziliane B.F., 29 vjeçe, pasi dyshohet se shfrytëzonte për prostitucion në një apartament në lagjen ‘Lef Sallata’, dy shtetase të tjera braziliane, përkatësisht 34 dhe 30 vjeçe. Këto dy shtetase u proceduan në gjendje të lirë për veprën penale ‘Prostitucioni’,” thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet hetimore janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme. Policia e Vlorës njofton se vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të aktivitetit kriminal.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026