Tensionet në Jerusalem, vijojnë përplasjet mes palestinezëve dhe policisë, thirrje për qetësi
Vijojnë të mbeten të larta tensionet në Jerusalemin lindor pavarësisht se Gjykata e Lartë e Izraelit shtyu vendimin mbi dëbimin e dhjetëra palestinezëve nga lagjja arabe e Jerusalemit Sheik Jarrah.
Masa ishte një përpjekje për të ulur shtimin e tensioneve që kanë shpërthyer në vend, ndërsa frika shtohet edhe gjatë ditës së sotme teksa zhvillohet nga izraelitët marshimi kombëtar.
Parada shënon pushtimin nga Izraeli të Jerusalemit lindor, shtëpia e Qytetit të Vjetër dhe vendeve të tjera të shenjta, ngjarje të zhvilluara në luftën e Lindjes në 1967.
Për palestinezët ky event është një provokim i qëllimshëm.
Gjatë një takimi të kabinetit kryeministri izraelit Ntanyahi mbrojti veprimet më të fundit të forcave policore.
“Ne nuk do të lejojmë asnjë element radikal të dëmtojë qetësinë në Jerusalem. Do të vendosim me këmbëngulje dhe me përgjegjësi ligjin dhe rendin në Jerusalem. Ne do të vazhdojmë të mbajmë lirinë e fesë për të gjitha fetë, por nuk do të lejojmë trazira të dhunshme. Në të njëjtën kohë unë u them organizatave terroriste, Izraeli do të reagojë me forcë për çdo akt agresioni tek Rripi i Gazës”, u shpreh Benjamin Netanyahu, kryeministër i Izraelit.
Në trazirat e shpërthyera ditët e fundit pranë xhamisë Al Aqsa në qytetin e vjetër me dhjetëra palestinezë kanë mbetur të plagosur.
Shumë zëra ndërkombëtar kanë shprehur shqetësimin për atë çka po ndodh në Jerusalemin lindor, duke përfshirë, SHBA, BE, Rusinë, Kombet e Bashkuara dhe Ligën Arabe.
Jordania fqinje, ajo që kujdeset për vendet e shenjta myslimane në Jerusalemin Lindor, ka dënuar veprimet e forcave izraelite si “barbare”.
Rreth 700 protestues brohorisnin parulla anti-izraelite në kryeqytetin Aman duke kërkuar dëbimin e ambasadorit të Izraelit.
Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara mblidhet sot për të diskutuar mbi situatën e krijuar.
Lexoni gjithashtu:
Dhunë në Jerusalem, të paktën 90 palestinezë u plagosën në përplasjet me policinë
Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 15:23 Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve