Më shumë se 1.400 klandestinë arritën në ishullin italian gjatë fundjavës
Më shumë se 1.400 klandestinë mbërritën në një ishull italian gjatë fundjavës, raportuan media italiane, ndërsa qindra të tjerë ishin në telashe në ujërat malteze.
Agjencitë italiane të lajmeve thanë se rreth 400 migrantë mbërritën me një anije të vetme në ishullin e vogël të Lampedusa.
Një varkë tjetër, 20 metra e gjatë që transportonte 325 njerëz u pikas 13 km larg brigjeve të ishullit. Qindra të tjerë mbërritën me varka më të vogla gjithashtu.
“NGO Alarm Phone”, e cila drejton një linjë për të shpëtuar emigrantët e jashtëligjshëm, bëri thirrje për ndihmë për të mbledhur pasagjerë nga pesë anije që transportonin më shumë se 400 njerëz jashtë Maltës.
Një tjetër anije, Sea-Watch 3, u bllokua në mars nga rojet bregdetare në portin Sicilian të Augusta.
Rreth 530,000 emigrantë kanë arritur në brigjet italiane që nga fillimi i 2015, sipas Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin (IOM), një organizatë ndërqeveritare me seli në Gjenevë.
Midis 1 janarit dhe 21 prillit 2021, 8.604 njerëz kanë mbërritur në Itali dhe 65 në Maltë, ndërsa 359 humbën jetën gjatë rrugës.
Lexoni gjithashtu:
Mbytet gomonia me klandestinë në brigjet e Libisë, 11 viktima
Trafiku i klandestinëve, mbi 40 të arrestuar, skema e re me automjete luksoze me qira
Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 15:23 Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve