Nis monitorimi me kamera inteligjente në autostrada, gjoba aplikohet automatikisht

28 Maj 2025 | 17:00

Kujdes! Shumë shpejt autostradat kryesore në vend jo vetëm do të monitorohen me kamera inteligjente, por me implementimin e sistemeve do të nisë edhe gjobitja e drejtuesve të automjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor.

“Kur ndodh një shkelje rrugore, kamerat inteligjente regjistrojnë automatikisht të dhënat dhe fotot përkatëse. Më pas, këto informacione analizohen nga operatorët dhe i transmetohen Policisë së Shtetit. Kjo e fundit verifikon rastin dhe liron gjobën përkatëse, e cila i shkon drejtëpërdrejt drejtuesit të mjetit në sistemin elektronik të gjobave,” thotë Marin Bezhani – Drejtor i Qendrës Kombëtare të Monitorimit të Trafikut (QKMT).

Por cilat janë pikat që monitorohen aktualisht?

“Monitorimi po kryhet në fazë testimi në disa pika të zgjedhura strategjike, përfshirë: Golemin pranë stacionit të trenit, mbikalimin e Spillesë 1 dhe Spillesë 2, zonën e njohur si ‘Zham Sektor’, si dhe në Bishtin e Zhurit dhe Rrogozhinë. Përveç këtyre, testime po zhvillohen edhe në disa akse të tjera rrugore kryesore në vend.”

Synimi final është mbulimi i 3,650 km që janë aset i inventarit të Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe ndërlidhja me projektin “smart city”.

“Qendra Kombëtare e Monitorimit të Trafikut është aktualisht në fazën përfundimtare të testimeve softuerike dhe teknike, ndërkohë që po finalizohet edhe infrastruktura fizike në terren për 200 kilometrat e parë të akseve rrugore kryesore. Aktivizimi i plotë i monitorimit pritet të ndodhë shumë shpejt, sapo të përfundojnë këto testime dhe të sigurohet funksionimi optimal i sistemeve”. Marin Bezhani.

Janë rreth 200 km të autostradave kryesore në vend pjesë e këtij projekti për monitorimin me kamera inteligjente.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:45 | 04/06/2026

LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:27 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026