Verifikim 400 makinave luksoze, Tatimet: Janë blerë me të ardhura të padeklaruara
Tatimet kanë nisur kontrollin për makinat luksoze të blera nga individë me të ardhura të padeklaruara.
Të dhënat tregojnë se janë 400 automjete të blera gjatë viteve 2023–2024 nga persona që nuk kanë një rrogë apo të ardhura të deklaruara në regjistrin e tatimeve.
Administrata Tatimore u sugjeron individëve të deklarojnë se si janë fituar paratë me të cilat kanë blerë makinat luksoze, për të shmangur gjobat.
Po ashtu, Tatimet kanë nënshkruar një marrëveshje me Drejtorinë e Transportit Rrugor për të regjistruar në kohë reale nëse taksat e mjeteve janë paguar ose jo.
Nëse policia zbulon se detyrimet nuk janë paguar në afat, makina do të bllokohet menjëherë, qoftë ajo pronë e individit apo e një kompanie biznesi.
Me këtë rast, Tatimet bëjnë thirrje që taksat të paguhen në kohë, pasi në të kundërt do të vendosen masa sigurie mbi mjetet dhe do të zbatohen të gjitha procedurat e mbledhjes me forcë.
LEXONI GJITHASHTU:
Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit
- 18:07 Kurti: Kosova po shqyrton mundësinë për ta përdorur gazin amerikan në të ardhmen
- 18:03 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 17:52 Debate të ashpra mes Fatmir Xhafajt dhe Endri Shabanit: Ndrysho gjuhën
- 17:37 Raporti: Punëtorët e huaj që largohen nga Greqia përkeqësojnë krizën e tregut të punës
- 17:33 Mbi 900 viktima nga vala e të nxehtit në Holandë
- 17:23 Netanyahu rikthehet në gjykatë, vijon gjyqi për korrupsion