“Kërkon të gjejë shkelje zgjedhore, jo rinumërim”- Lita: Çfarë synon PD
Gazetari Lavdrim Lita ka komentuar situatën pas zgjedhjeve të fundit, duke theksuar se populli shqiptar ka treguar mbështetje të fortë për Partinë Socialiste, ndërsa SHBA-ja ka uruar qytetarët për zgjedhje të mira.
Ai gjithashtu kritikoi Partinë Demokratike duke theksuar se ata vazhdojnë të ankohen për sistemin e listave të mbyllura dhe për disa çështje teknike, si vota e diasporës dhe numërimi i votave me dorë, duke theksuar se këto janë ndryshime që vetë ata i kanë miratuar.
“SHBA e ka uruar popullin për zgjedhje shumë të mira. Populli e do Partinë Socialiste. Kuptojmë që Partia Socialiste është kudo, në qendrat e votimit jashtë qendrave të votimit.
PD ankohet akoma edhe sot si dikur. Kujt i ankohet Berisha? Ankohet për sistemin e listave të mbyllura, për votën e diasporës, për numërimin me dorë dhe jo atë elektronik. Këto gjëra i kanë bërë vetë me dorën e tyre”, tha Lita.
Ai shtoi se PD është dakord me rezultatin, por kërkojnë të gjejnë shkelje zgjedhore
“Ata nuk kërkojnë rinumërim kutish, kërkojnë të gjejnë shkelje zgjedhore. Janë shumë dakort me rezultatin. Sali Berisha nuk ka nevojë të presë kryekomisionerin Ilirjan Celibashi, duhej të kërkonte rinumërimin e kutive”.
Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike
Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike
Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun
- 22:30 Rama shpjegon Paketën e Maleve sipas ChatGPT: Nuk favorizon të pasurit, por familjet me toka të trashëguara pa dokumente
- 22:19 Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike
- 22:06 Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike
- 21:27 Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun
- 20:49 Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit
- 20:38 Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës