Gazment Bardhi bën kërkesë “urgjente” për ndryshimin e rendit të ditës

29 Maj 2025 | 11:27

Pas mbylljes me debatë të mbledhjes së Konferencës së kryetarëve të mbajtur këtë të enjte, deputeti Gazment Bardhi ka kërkuar ndryshin të rendit të ditës për seancën plenare.

Ai pretendon se kryetarja e Kuvendit ka shkelur rregulloren e Kuvendit. Gjatë mbledhjes Bardhi kritikoi ashpër mënyrën si po funksionon Kuvendi, duke akuzuar mazhorancën për mungesë transparence dhe kontroll të plotë. Ai theksoi se Kuvendi është kthyer në “pronë private” të mazhorancës, duke mos lejuar çështje jashtë rendit të ditës.

Në kërkesën e dërguar kryetares së Kuvendit, Bardhi kërkon që në pikën e tretë të rendit të ditës të përfshihet edhe diskutimi jashtë rendit të ditës për 60 minuta.

Pikat e parashikuara për shqyrtim ishin:

  • Projektprogrami i punës së Kuvendit për periudhën 29 maj – 8 korrik 2025.
  • Projektkalendar i punimeve për periudhën 29 maj – 18 qershor 2025.
  • Raporti i monitorimit për periudhën 1 janar – 31 mars 2025, lidhur me ecurinë e zbatimit të Planit të Veprimit të Kuvendit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Karamuço komenton protestën te Parlamenti: Nuk duhet kaluar kufiri drejt destabilizimit të vendit

Ervin Karamuço ka komentuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin” protestën e zhvilluar para Kuvendit këtë të martë, duke analizuar sjelljen e protestuesve dhe reagimin...
22:24 | 30/06/2026

Eurostat publikon shifrat, sa ishte numri i shqiptarëve të kthyer nga vendet e BE-së në tremujorin e parë të vitit

Mbi 2 mijë shtetas shqiptarë u kthyen nga vendet e Bashkimit Evropian gjatë tre muajve të parë të vitit 2026. Të dhënat e publikuara nga...
21:04 | 30/06/2026

INSTAT: Udhëtimet jashtë vendit u rritën me 14.3%, Italia dhe Greqia destinacionet më të preferuara të shqiptarëve

Shqiptarët udhëtuan më shumë gjatë vitit 2025, si brenda ashtu edhe jashtë vendit. Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, banorët mbi moshën 15 vjeç...
20:58 | 30/06/2026