Berisha në Kuvend: Kartelet e drogës sollën 28 deputetë, do ju zënë vendin

29 Maj 2025 | 12:19

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha denoncoi nga foltorja e Kuvendit zgjedhjet e 11 majit si farsa më kriminale elektorale që ka njohur historia.

Berisha tha se zgjedhjet parlamentare në Shqipëri u diktuan nga kartelet e drogës që sipas tij sollën në Kuvendin e ri 28 deputetë.

“Kjo seancë mblidhet pas farsës zgjedhore më kriminale që ka njohur historia e vendit, në shkelje të të gjitha ligjeve Rama përdori 76 mln euro dhuratë për pensionistët pasi fali 200 mln euro gjoba për të marrë vota, pasi mobilizoi kartelet më të rrezikshme të drogës në Evropë. Deputetë e këtyre karteleve do ju zëvendësojnë ju, vetëm njëri prej tyre, Arkend Balla, mori këtë vit nga Troplinët 5 mijë vota më shumë se Edi Rama. Mblidheni këtu pasi kartelet e drogës sjellin në këtë kuvend 28 deputetë nga lista të mbyllura dhe të hapura. Më e ndershme do ishte që këtu të ulej Suel Çela e Xhevdet Troplini.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë

Ky është mesazhi që kanë shpërndarë në WhatsApp punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët, për shkak se nuk përdorin rrjete sociale, kanë zgjedhur këtë...
12:48 | 04/06/2026

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026