Serbia publikon listën finale të futbollistëve të thirrur për ndeshjen me Shqipërinë

30 Maj 2025 | 15:29

Trajneri i Kombëtares së Serbisë, Dragan Stojkoviç, ka shpallur listën përfundimtare të 25 futbollistëve që do të jenë pjesë e skuadrës serbe për dy ndeshjet e qershorit për kualifikueset e Kupës së Botës në vitin 2026.

Sfida e parë për Serbinë është ajo ndaj Shqipërisë më 7 qershor në Tiranë, ndërsa tri ditë më pas, më 10 qershor, Serbia do të presin Andorrën në qytetin e Leskovacit.

Në listën e publikuar ka një përzierje të lojtarëve me përvojë ndërkombëtare dhe emrave të rinj që aktivizohen në kampionate të ndryshme të Evropës dhe më gjerë. Stojkoviç ka lënë jashtë disa emra të njohur si Ivan Iliç (Torino), Mirko Topiç (Famalicao), Petar Stanić (TSC) dhe Milutin Vidosavljević (Radnički Kragujevac), për të hapur rrugë kombinimeve të tjera taktike.

Lista e plotë e futbollistëve të ftuar nga trajneri Stojkoviq:

Portierë:

  • Predrag Rajkoviç (Al Ittihad)
  • Gjorgje Petroviq (Strasbourg)
  • Aleksandar Jovanoviç (Partizani i Beogradit)
  • Dragan Rosiç (Vojvodina)

Mbrojtës:

  • Nikola Milenkoviç (Nottingham Forest)
  • Strahinja Pavloviç (Milan)
  • Strahinja Erakoviç (Zenit)
  • Srđan Babiç (Spartaku i Moskës)
  • Nemanja Stojiç (Maccabi Tel Aviv)
  • Jan Karlo Simiç (Anderlecht)
  • Kosta Nedeljkoviç (Leipzig)

Mesfushorë:

  • Saša Lukiç (Fulham)
  • Nemanja Gudelj (Sevilla)
  • Nemanja Maksimoviç (Panathinaikos)
  • Andrija Živkoviç (PAOK)
  • Lazar Samardžiç (Atalanta)
  • Aleksandar Katai (Crvena Zvezda)
  • Uroš Raçiç (Braga)
  • Stefan Mitroç

Sulmues:

  • Aleksandar Mitroviç (Al Hilal)
  • Dušan Vlahoviç (Juventus)
  • Luka Joviç (Milan)
  • Nikola Štuliç (Charleroi)

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Irani paralajmëron SHBA-në dhe aleatët: Çdo sulm do të marrë përgjigje të fortë

Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, i ka dërguar një mesazh paralajmërues Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të tyre, duke deklaruar se Teherani do...
22:16 | 22/07/2026

Rama në ceremoninë e diplomimit të oficerëve të rinj: Deri në 2030 pagat e FA-së sa mesatarja e NATO-s

Kryeministri Edi Rama mori pjesë mbrëmjen e kësaj të mërkure në ceremoninë e diplomimit të 67 oficerëve të rinj në Akademinë e Forcave të Armatosura....
22:01 | 22/07/2026

Atentati me 3 të plagosur në Elbasan, gazetari: Dyshohet për lajthitje në objektiv

Gazetari i Euronews Albania, Eni Ferhati, ka sjellë detaje të reja lidhur me plagosjen e trefishtë të ndodhur mbrëmjen e së hënës në Elbasan. Sipas...
21:58 | 22/07/2026