“Të fortë së bashku”, Ambasada e SHBA-së: Krenar me FSK-në

30 Maj 2025 | 18:14

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka mirëpritur pjesëmarrjen e Forcave të Sigurisë së Kosovës në trajnimin ushtarak me njësitë e ushtrisë amerikane në JRTC në Fort Johnson – Luiziana në SHBA.

Në një postim në Facebook thuhet se ky moment historik pasqyron partneritetin në rritje të mbrojtjes midis Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës, si dhe tregon përkushtimin e FSK-së për ndërtimin e një force moderne, profesionale dhe të gatshme për mision, të aftë për të kontribuar në paqen dhe sigurinë globale.

“Të fortë së bashku në rrugën drejt gatishmërisë! Jemi krenarë që mbështesim FSK-në përmes programit EUCOM J7 – TWWFC teksa stërviten së bashku me njësitë e ushtrisë amerikane në JRTC në Fort Johnson, Luiziana – një nga qendrat kryesore të trajnimit luftarak të ushtrisë amerikane”, shkruan ambasada.

Më 28 maj, një kontingjent prej 152 ushtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë nisur drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të marrë pjesë në programin e trajnimit Joint Readiness Training Center.

Qendra e Përbashkët e Trajnimit të Gatishmërisë  (Joint Readiness Training Center) në Fort Polk të shtetit Luiziana, fokusohet në përmirësimin e gatishmërisë së njësisë duke ofruar trajnime shumë realiste, stresuese, të përbashkëta dhe të kombinuara të armëve në të gjithë spektrin e konfliktit aktual dhe të ardhshëm.

Misioni i qëndrueshëm i JRTC për 25 vjet ka qenë trajnimi i ekipeve luftarake të brigadës dhe përgatitja e ushtarëve për t’i mbijetuar ashpërsisë së luftës. JRTC krijon aleanca dhe partneritete dhe siguron një forcë vdekjeprurëse që është e gatshme të luftojë sot dhe në të ardhmen.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia

Protesta e qytetarëve dhe aktivistëve në Tiranë ka shënuar këtë të enjte ditën e 54-të të saj. Protestuesit u mblodhën fillimisht në Sheshin “Skënderbej”, ndërsa...
21:41 | 23/07/2026

Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj

Republika Sërpska ka shpenzuar katër milionë dollarë nga buxheti i saj për të paguar lobistë në Uashington, që të promovojnë pavarësinë e këtij entiteti nga...
19:04 | 23/07/2026

Rrezik thatësire në Evropë, studiuesit ndërkombëtarë tregojnë pasojat e nxehtësisë ekstreme

Një studim i grupit World Weather Atribution ka treguar se klima më e nxehtë e sotme ka përshpejtuar humbjen e lagështisë nga tokat, liqenet dhe...
18:55 | 23/07/2026