Vota e diasporës/ PD: DHL shkeli kontratën, Celibashi po na pengon të ankimojmë
Partia Demokratike ka ngritur sërish shqetësime të forta mbi mënyrën se si është administruar procesi i votimit të shqiptarëve në diasporë për zgjedhjet e 11 majit, duke akuzuar kompaninë postare DHL International Albania për shkelje të kontratës.
Partia Demokratike akuzon gjithashtu kryekomisionerin Ilirjan Celibashi se po vonon qëllimisht sigurimin e informacionit të plotë nga kompania postare DHL mbi procesin e shpërndarjes dhe mbledhjes së votave të diasporës, me synimin për të penguar Aleancën për Shqipërinë Madhështore të ushtrojë në kohë të drejtën për të depozituar ankimime mbi parregullësitë e mundshme
Në një deklaratë për media këtë të shtunë, Genta Vangjelit, zëdhënëse për Antikorrupsionin në PD, deklaroi se DHL ka nënkontraktuar kompani të tjera për shpërndarjen dhe mbledhjen e fletëve të votimit në kundërshtim me kontratën e lidhur më 4 prill 2025 me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.
Kjo praktikë, sipas PD-së, bie ndesh me nenin 23 të kushteve të përgjithshme të kontratës, që ndalon angazhimin e nënkontraktorëve pa autorizim.
“PD ka depozituar disa kërkesa me shkrim që nga data 9 maj për të marrë informacionin e plotë mbi zbatimin e kontratës nga DHL. Megjithatë, KQZ ka reaguar me një vonesë prej 11 ditësh, duke u përgjigjur më 22 maj. Kjo zvarritje pengon Aleancën për Shqipërinë Madhështore të ushtrojë të drejtën e saj për ankimim mbi parregullësitë e mundshme”, deklaroi Vangjeli.
Vangjeli shprehu shqetësimin se ka dyshime serioze për mospërputhje mes numrit të votuesve dhe fletëve të votimit të mbledhura, çka shton nevojën për hetim dhe transparencë të menjëhershme.
PD i kërkon publikisht Komisionerit Celibashi që të ndërmarrë hapat e nevojshëm në përputhje me ligjin.
“Është momenti që Ilirjan Celibashi ta ndajë mendjen nëse do të qëndrojë në krah të ligjit dhe transparencës, apo do të vazhdojë të zvarrisë procesin për të mbrojtur palë që kanë shkelur detyrimet kontraktuale”, përfundon deklarata e PD-së.
LEXONI GJITHASHTU:
Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.