Gjermania ndryshon qasje ndaj Izraelit: Nuk do t’ju dërgjmë më armë nëse…

31 Maj 2025 | 13:14

Ministri i Jashtëm gjerman, Johann Wadephul, ka bërë me dije se Gjermania nuk do të lejojë më dërgimin e armëve në Izrael nëse ato mund të përdoren në Rripin e Gazës. Në një intervistë për gazetën Süddeutsche Zeitung, Wadephul theksoi se, megjithatë, Izraeli mbetet një partner i rëndësishëm dhe do të vazhdojë të marrë armë nga Gjermania për të siguruar mbrojtjen e tij ndaj kërcënimeve serioze, si ato nga milicia Huthi, Hezbollahu dhe Irani.

“Një çështje kyçe është nëse veprimet në Rripin e Gazës përputhen me të drejtën ndërkombëtare humanitare,” deklaroi Wadephul, duke shtuar se aktualisht po bëhet një shqyrtim për këtë çështje, i cili do të ndikojë në vendimin për dërgesat e ardhshme të armëve.

Ndërkaq, kancelari gjerman Friedrich Merz, në një ndryshim të dukshëm të qëndrimit që nga fillimi i konfliktit, kritikoi ashpër veprimet ushtarake të Izraelit në Gaza.

“Nuk e kuptoj më me çfarë qëllimi po vepron ushtria izraelite në Gaza. Vënia në shënjestër e popullsisë civile nuk mund të justifikohet si luftë kundër Hamasit,” tha Merz gjatë një interviste për programin Forum Europa të radios WDR.

Ministri Wadephul gjithashtu nënvizoi të drejtën e palestinezëve për të jetuar në Gaza dhe Bregun Perëndimor dhe bëri thirrje për një zgjidhje me dy shtete.

Këto deklarata tregojnë një ndryshim të qartë të politikës gjermane ndaj Izraelit, duke reflektuar shqetësime në rritje për situatën humanitare në Gaza, në një vend që tradicionalisht ka qenë një aleat i fortë i Izraelit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zhduket e mitura në Francë, policia gjen një trup të pajetë! Arrestohet babai i shoqes së saj

Autoritetet franceze njoftuan të enjten se kanë gjetur një trup pranë vendit ku u zhduk një vajzë 11-vjeçare. Deri më tani, nuk është konfirmuar zyrtarisht nëse...
17:37 | 04/06/2026

Kaos dhe dhunë në Bruksel, studentët përleshen me policinë për shkurtimet në buxhetin e arsimit (VIDEO)

Një protestë studentore në Bruksel u shndërrua në të dhunshme të enjten, ndërsa demonstruesit u përleshën me policinë në qendër të qytetit për shkak të...
17:33 | 04/06/2026

BE ndihmë shtesë prej 100 milionë eurosh për ushtrinë libaneze

Bashkimi Evropian ka miratuar një ndihmë shtesë prej 100 milionë eurosh për ushtrinë libaneze në një përpjekje për të forcuar armëpushimin e fundit të brishtë....
17:27 | 04/06/2026