Sot raundi i dytë i negociatave midis Ukrainës dhe Rusisë në Stamboll
Raundi i dytë i negociatave midis Ukrainës dhe Rusisë pritet të zhvillohet në Stamboll të Turqisë, më 2 qershor.
Ukraina i ka paraqitur paraprakisht Federatës Ruse një dokument me kushtet e armëpushimit, por Kremlini, nga ana tjetër, nuk ka dhënë reagime dhe synon ta paraqesë “memorandumin” vetëm gjatë takimit. Por çfarë pritet të diskutohet sot në fazën tjetër të negociatave.
Kush propozoi raundin e dytë?
Takimi i mundshëm më 28 maj u njoftua nga Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov.
Sipas tij, delegacioni rus, i kryesuar nga ndihmësi i Presidentit rus Vladimir Medinsky, është gati t’i paraqesë një memorandum Ukrainës në Stamboll më 2 qershor.
“Rusia shpreson që të gjithë do të mbështesin mbajtjen e një raundi të ri bisedimesh të drejtpërdrejta ruso-ukrainase në Stamboll më 2 qershor”, tha Lavrov .
Kur do të zhvillohen ato?
Sipas mediave ruse, takimi i delegacioneve të Ukrainës dhe Rusisë do të zhvillohet më 2 qershor në orën 13:00 në Pallatin Çırağan në Stamboll.
Çfarë dihet për delegacionin?
Presidenti Volodymyr Zelensky nënshkroi një dekret mbi përbërjen e delegacionit ukrainas për negociatat me Rusinë në Stamboll më 2 qershor.
Delegacioni do të kryesohet nga Ministri i Mbrojtjes i Ukrainës, Rustem Umerov. Përveç kësaj, në delegacion përfshihen përfaqësues të Ministrisë së Mbrojtjes, Zyrës së Presidentit dhe Forcave të Armatosura të Ukrainës .
Sa i përket delegacionit rus, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, tha se ai do të mbetet i njëjtë në bisedimet në Stamboll. Gjatë raundit të parë, delegacioni rus kryesohej nga Medinsky .
Pikat kryesore që do të diskutohen në fazën e dytë
Volodymyr Zelenskyy ka përcaktuar kushtet e Ukrainës për negociatat në Stamboll, duke përfshirë një armëpushim , lirimin e të burgosurve dhe kthimin e fëmijëve.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme