Vrasja në Lezhë: Shpallet në kërkim autori i dyshuar

2 Qershor 2025 | 12:07

Kanë vijuar ende hetimet për zbardhjen e autorësisë së vrasjes së 57-vjeçarit në fshatin Tale të Lezhës.

Si rezultat i punës hetimore dhe informacionit të siguruar nga policia, grupi hetimor ka identifikuar dhe shpallur në kërkim një person të dyshuar si autori i krimit.

Sipas hetimeve paraprake, shtetasi me iniciale G.A., dyshohet se ka qëlluar me armë automatike drejt shtetasit P.K. në momentin kur ky i fundit zbriste nga makina për të hapur portën e banesës së tij. Si pasojë e plagëve të marra, viktima ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Grupi i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të ngjarjes, ndërsa shërbimet policore po kryejnë kontrolle intensive në terren për kapjen e autorit të dyshuar.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbajtur nesër në Vlorë. Lideri i opozitës tha...
11:10 | 04/06/2026

Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, mbërriti për mjekim të specializuar në Spitalin të Traumës ku...
10:55 | 04/06/2026

Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:45 | 04/06/2026