Nis puna për fjalorin e gjuhës shqipe, akademikët: Vepra të shkojë në të gjitha trevat shqipfolëse

10 Maj 2021 | 17:02

Për gjuhëtarët dhe Leksikografët hartimi i një fjalori të ri të madh të Gjuhës Shqipe sot është më shumë se i domosdoshëm, ndërsa në Akademinë e Shkencave ketë të hënë u firmos marrëveshja për nisjen e punës. Por puna për akademikët ka nisur më herët, dhe sot kemi të përfunduar korpusin e njësive frazeologjike.

“Ju jap lajmin e gëzuar se profesor Jani Thomai, së bashku me profesor Ali Jasharin e kanë përfunduar përgatitjen e korpusit të frazeologjisë me rreth 10.000 – 11.000 fjalë. E kanë gati, duke hartuar gati një të dhjetën e fjalorit”, tha akademiku Valter Memisha.

Njohësi dhe një prej kontribuuesve më të mëdhenj në zhvillimin e Gjuhës Shqipe akademiku Emil Lafe, ndonëse nuk është në grupin e punës ka sugjerimet e tij për këtë vepër unike.

“Terminologjia e legjislacionit të Shqipërisë dhe Kosovës  mungon në fjalorin që kemi por në këtë fjalor janë një dokument shumë i rëndësishëm i shtetit”, u shpreh akademiku Emil Lafe.

Por veç punës, sot gjuhëtarët dërgojnë një thirrje tjetër, kujdes institucional për Gjuhën Shqipe.

“Ministria e Arsimit duhet të këmbëngulë që veprën që botuam ne, ta shumëfishojnë në tirazh tepër të madh dhe në bashkëpunim edhe me qeverinë e Kosovës, por edhe me qeverinë e Maqedonisë së Veriut dhe një tirazh i caktuar i këtyre veprave, të paktën me nga katër pesë vëllime të fjalorit të vitit 2020, duhet të shkojë pranë bibliotekave të shkollave”, tha akademiku Valter Memisha.

“Mungon ajo ana praktike që t’i bëjë nxënësit t’u nguliten shprehitë e të shkruarit të drejtë, të shqiptuarit të drejtë dhe përdorimit të drejtë të fjalëve”, u shpreh akademiku Emil Lafe.

Ky fjalor do të përmbaj 100.000 mijë fjalë, e do të përfundoje në Dhjetor të 2023. Deri më tani janë mbledhur dhe skanuar fjalorët dialektor, ai i Kosovës, Devollit, Tropojës dhe ai i rrafshit të Dukagjinit. Pasuria leksikore do të plotësohet me veprat letrare të Gjergj Fishtës, Martin Camajt, Mitrush Kutelit, Rexhep Qoses etj, e do të përmbajë terminologjitë e trevave shqipfolëse.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e tretë e protestës, qytetarët kërkojnë anulimin e projektit në Zvërnec! Dalin me pankarta në duar

Protesta kundër projektit në Zvërnec vijoi edhe këtë të martë, duke shënuar ditën e tretë radhazi të kundërshtimeve nga banorët dhe qytetarët e zonës. Të...
18:23 | 02/06/2026

Nisin provimet e Maturës Shtetërore 2026, sot provimi i Gjuhës së Huaj

Mbi 26.600 maturantë në të gjithë vendin nisin sot provimet e Maturës Shtetërore 2026, me testin e parë, atë të Gjuhës së Huaj. Procesi do...
08:14 | 02/06/2026

Protestat për Pishë-Poron, Rama: Zona është e kategorisë së pestë dhe lejon aktivitet ekonomik

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij para grupit parlamentar të PS-së, sqaroi edhe çështjen e mbrojtjes së zonës së Pishë-Poros, për të cilën u...
10:54 | 01/06/2026