Vrojtimi i Bankës së Shqipërisë: 1 në 5 banesa të shitura u ble nga të huajt

2 Qershor 2025 | 15:28

Afro 1 në 5 apartamente në Shqipëri po blihen nga të huajt. Një vrojtim i Bankës Qendrore, në gjashtëmujorin e dytë të 2024, në 230 subjekte ndërtuese, tregoi se janë shitur 863 prona. Gjysma e këtyre shitjeve janë mbështetur nga kredi bankare, ndërsa 18% e banesave janë blerë nga jorezidentë, ku 77% i përkasin vendeve të Bashkimit Evropian.

Ndërtuesit dhe agjentët kanë përqendruar veprimtarinë e tyre kryesisht në zonat periferike të Tiranës, ku janë shënuar rritje të larta të çmimeve, por edhe të numrit të shitjeve. Në të njëjtën kohë, zonat bregdetare si Durrësi, Vlora dhe Saranda po tërheqin gjithnjë e më shumë interes, si nga blerësit vendas, ashtu edhe nga të huajt.

Kohëzgjatja e shitjes ka rënë ndjeshëm në kryeqytet në 7.1 muaj nga 9.7 që ishte më parë, duke reflektuar kërkesë të lartë dhe efikasitet në përmbylljen e transaksioneve.

Në zonat e tjera, koha mesatare për shitje është ulur në 11.6 muaj.

Përfaqësuesit e shoqërive ndërtuese dhe agjentët imobiliarë janë optimistë për të ardhmen. Ata presin rritje të mëtejshme të çmimeve dhe zgjerim të numrit të pronave për shitje, veçanërisht në Tiranë dhe në zonat bregdetare, më konkretisht 56 % presin qëndrueshmëri, 39% presin rritje të çmimit të banesave dhe vetëm 4% presin që këto çmime të ulen.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dokumenti ‘Besa’, Rama: Për kthesën e mandatit të katërt! Protestën ta kthejmë në një test pjekurie të demokracisë

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në mbledhjen me Grupin Parlamentar të PS dhe kabinetin qeveritar ka folur edhe lidhur me dokumentin me emrin...
13:49 | 24/07/2026

Përplasi për vdekje 74-vjeçaren në autostradën Tiranë-Durrës, arrestohet 65-vjeçari. Në pranga edhe i biri

Është vënë në pranga këtë të premte nga Policia e Tiranës 65-vjeçari Xhelal Muka, i cili një ditë më parë përplasi për vdekje një 74-vjeçare...
13:32 | 24/07/2026

Vrasja në Roskovec, drejtori i policisë Fier: Autori nuk pranon të dorëzohet, u bë i mundur lirimi i vajzës

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, Erion Ahmeti në një deklaratë për mediat ka zbuluar detaje lidhur me operacionin që po zhvillohet në fshatin...
13:31 | 24/07/2026