Nis për herë të parë regjistrimi online në kopshte dhe çerdhe

2 Qershor 2025 | 16:25

Aplikimi në kopshte dhe çerdhe këtë vit vjen përmes një platforme online, e-femijet.tirana.al. Prindërit kanë tre javë në dispozicion për të regjistruar fëmijët, për të bërë transferime, qoftë nga çerdhja në kopsht apo nga një institucion në tjetrin.

“Për të bërë të gjithë procedurën dhe të drejtën për të marrë shërbim, për ta bërë sa më komode dhe transparente. Është viti i parë që aplikojmë aplikimin online. Shmang radhët që prindërit dyndeshin në çerdhe dhe kopshte dhe zgjat afatin kohor, nuk është më 1 javë por 3 javë dhe gjatë gjithë kohës prindërit kanë të mundur të bëjnë këtë aplikim”, thotë Zhaneta Beqiri, drejtoreshë e Kopshteve dhe Çerdheve në Tiranë.

Prindërit duhet të regjistrohen në platformë me të dhënat e tyre personale. Do të përballen me 4 opsione: regjistrim në çerdhe, regjistrim në kopsht, transferim nga çerdhja në kopsht apo transferimet nga njëra çerdhe në tjetër apo nga njëra kopsht në tjetër. Duhet të klikojnë në shërbimin për kërkojnë.

“Është risi dhe do kohë që prindërit të fitojnë aftësitë e duhura si procedurë. Duke ju referuar disa telefonatave, hasin vështirësi në realizimin e disa procedurave. Për ta bërë më të lehtë dhe të aksesueshme, çdo çerdhe apo kopsht do të ketë një person që prindërit nuk do munden të finalizojë procedurën e aplikimit, do t’i asistojë”, shprehet ajo.

Fëmijët që i përkasin kategorive të veçanta apo atyre vulnerabël kërkohen dokumente shtesë që vërtetojnë statusin e tyre specifik. Këta fëmijë kanë prioritet për regjistrime. Ndërkohë, të gjithë prindërit duhet të paguajnë fondin e garancisë prej 5,000 lekësh, e cila kryhet pranë zyrave të Postës Shqiptare. Ky fond është i detyrueshëm për të përfunduar procesin e regjistrimit.

Për të gjitha këto procedura, Bashkia e Tiranës ka vënë në dispozicion 8 video shpjeguese, të cilat gjenden në faqen femijetetiranes.tirana.al.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:27 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026