Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë

3 Qershor 2025 | 11:24

Seanca e parashikuar për këtë të martë në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ku do të vijonte dëshmia e të penduarit të drejtësisë Erjon Alibej, është shtyrë për shkak të mungesës së tre avokatëve mbrojtës.

Përballë kësaj situate, Prokuroria kërkoi marrjen e masave administrative ndaj avokatëve, duke i konsideruar mungesat e tyre të pajustifikuara dhe si pengesë për vijimin e procesit gjyqësor. Seanca e radhës është caktuar për të enjten, më 5 qershor.

Erjon Alibej, i konsideruar kreu i një prej organizatave kriminale më të njohura në Elbasan, është i akuzuar për trafik ndërkombëtar droge dhe porositje atentatesh për motive hakmarrjeje. Ai ka pranuar të bashkëpunojë me drejtësinë dhe javën e kaluar nisi rrëfimin para trupës gjykuese, ku foli për përfshirjen e tij në trafikun e kokainës dhe për lidhjet me figura të botës së krimit.

Në dëshminë e dhënë, Alibej përmendi përplasjet e tij me vëllezërit Franc dhe Hajdar Çopja, si dhe Suel Çelën, me të cilët më herët kishte pasur marrëdhënie miqësore. Ai i akuzoi dy vëllezërit Çopja si të përfshirë në vrasjen e vëllait të tij, Endrit Alibej, në ngjarjen e njohur si “Masakra e Bradasheshit” të ndodhur në vitin 2020, ku humbën jetën edhe Arben Dylgjeri dhe shtetasi turk Erdal Durunay.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia

Protesta e qytetarëve dhe aktivistëve në Tiranë ka shënuar këtë të enjte ditën e 54-të të saj. Protestuesit u mblodhën fillimisht në Sheshin “Skënderbej”, ndërsa...
21:41 | 23/07/2026

Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj

Republika Sërpska ka shpenzuar katër milionë dollarë nga buxheti i saj për të paguar lobistë në Uashington, që të promovojnë pavarësinë e këtij entiteti nga...
19:04 | 23/07/2026

Rrezik thatësire në Evropë, studiuesit ndërkombëtarë tregojnë pasojat e nxehtësisë ekstreme

Një studim i grupit World Weather Atribution ka treguar se klima më e nxehtë e sotme ka përshpejtuar humbjen e lagështisë nga tokat, liqenet dhe...
18:55 | 23/07/2026