Ministri i jashtëm Hasani takim “kokë më kokë” me homologun grek Gerapetritis
Ministri i Jashtëm i Greqisë Gerapetritis priti në një takim homologun e tij shqiptar, Hasani. Në Athinë dy shefat e diplomacisë patën një takim “kokë më kokë” për rreth një orë, ku diskutuan të gjithë spektrin e marrëdhënieve mes dy vendeve. Ministri grek tha se është koha që hijet e së shkuarës të zhduken ndërsa ai shqiptar theksoi se është koha për të pasur një qasje të mirë ndaj çështjeve ende të hapura mes dy vendeve fqinje.
Në Athinë, dy ministrat e jashtëm i Greqisë dhe Shqipërisë u takuan kokë më kokë për të diskutuar të gjithë spektrin e marrëdhënieve mes dy vendeve fqinje.
“Hijet që kanë tronditur marrëdhëniet mes dy vendeve tona duhet të zhduken dhe të mos përsëriten. Ne duhet të shohim të ardhmen me një qëndrim pozitiv, bazuar në përkushtimin ndaj së drejtës ndërkombëtare dhe përpjekjet e vazhdueshme për marrëdhënie miqësore dhe fqinjësore të mira”,- Giorgos Gerapetritis Ministër i Jashtëm i Greqisë.
“Është koha e duhur për të pasur një qasje të mirë ndaj çështjeve ende të hapura, si dhe për të forcuar dialogun me Greqinë dhe një marrëdhënie afatgjatë”,- Igli Hasani Ministër i Jashtëm i Shqipërisë.
Në deklaratën për mediat, shefi i diplomacies greke foli edhe për rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian. Ai tha se Athina zyrtare dha pëlqimin për nisjen e negociatave dhe vlerëson progresin e bërë në disa grupkapituj. Si çështje thelbësore për vendin e tij, Giorgos Gerapetritis, nënvizoi çështjen e pakicës greke në Shqipëri.
“Unë do të doja t’i referohesha veçanërisht respektimit të plotë të mbrojtjes dhe mbrojtjes së të drejtave të pakicës kombëtare indigjene greke, e cila është një prioritet kryesor për ne. Pakica Kombëtare Greke është një nga hallkat më të fuqishme në marrëdhëniet mes dy vendeve tona. Ka qenë një urë komunikimi dhe mirëkuptimi midis dy popujve për shekuj me radhë. E njëjta gjë mund të thuhet për numrin e madh të shqiptarëve që jetojnë dhe punojnë në Greqi, të cilët janë dalluar për integrimin e tyre jashtëzakonisht funksional në shoqërinë greke. Është në interesin e të dy popujve të kultivojmë interesat tona të përbashkëta dhe të punojmë për të luftuar stereotipet”,- Giorgos Gerapetritis Ministër i Jashtëm i Greqisë.
Në krah të Igli Hasanit dhe para gazetarëve, Giorgos Gerapetritis nënvizoi se ndihet i lumtur pasi homologu i tij nuk kishte nevojë për përkthim nga greqishtja pasi e flet atë, falë origjinës së tij greke, të cilën e nderon sot.
“Me këto mendime, do të doja t’ju mirëpres, i dashur Igli. Jo vetëm sepse ekziston vullneti i dy qeverive në këtë drejtim. Por, për më tepër, sepse kemi fatin të shërbejmë në Shqipërinë fqinje, si ministër i Evropës dhe Punëve të Jashtme, një njeri me aftësi të jashtëzakonshme dhe një njeri që flet gjuhën tonë. Gjuha e diskursit racional evropian. Por edhe gjuha greke, nga origjina e tij greke, të cilën e nderon sot”, Giorgos Gerapetritis Ministër i Jashtëm i Greqisë.
Një ditë më parë në një intervistë për gazetën “Ta Nea”, ministri Hasani tha se qeveria shqiptare mbetet e hapur dhe plotësisht e përkushtuar për të promovuar dialogun për të gjitha çështjet dypalëshe të cilat janë në pritje me Greqinë, pa përjashtuar këtu edhe mundësinë e përcaktimit të Zonës Ekskluzive Ekonomike mes dy vendeve nga një gjykata evropiane.
Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 17:16 Presidenti i Lituanisë vizitë në Tiranë, takohet me kryeministrin Rama
- 17:16 25 mijë vende të reja pune nga investimi i Amazon në Evropë
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Bayer Leverkusen shkarkon Hjulmandin, e zëvëndëson Martinez Novell
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael: Negociatat janë të turpshme