“Të rritet buxheti për filmin”, kineastët dëgjesë publike me ministrinë

3 Qershor 2025 | 18:03

Problemet, sfidat dhe nevojat për ndryshime ligjore të kinematografisë u diskutuan në një dëgjesë publike të organizuar nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

Kineastë e producentë të pranishëm renditën shqetësimet që hasin çdo ditë në punën e tyre duke nisur nga baza ligjore, te mungesa e hapësirave, politikave, buxheteve e vizioneve.

“Ne duhet te shkojmë drejt ndryshimeve  dhe të nise punë shpejt për konceptimin e ri të një ligji audioviuzal, që përfshin agjenci të re, e mënyrë të re strukturimi”,-tha Dritan Huqi.

“Është e pamundur që baza ligjore me të cilën funksionojmë në këtë moment të jetë funksionale nëse ne do të duam të- bëjmë taksë incentive, të ndërtojmë industri, dhe duam të bazohemi te taksat”,-u shpreh producentja Sabina Kodra.

“Është bërë 8-vjeç e gjysmë a 9 vjeç fillimi i ligjit për incentivat dhe taksat. Ishalla për 10 vjetor ta kemi ligjin se është urgjente”,-tha Genc Përmeti.

“ Është  koncept se si duhet të veprojë ministria. Nuk duhet ta trajtojë kinematografinë, sikur jep ca para që janë të humbura. Ato para janë investim që sjellin investim. Kështu duhet të kuptuar kjo. Unë kam marrë 300 mijë euro dhe kam sjell 1 mln euro nga bashkëprodhimet që kanë ardhur këtu”,-tha Edmond Budina.

Ne nuk kemi distributor, sepse s’kemi kinema dhe pa to s’kemi mundësi që filmi të bëjë ciklin e tij,  të shkojë ne kinema e përmes biletave, paratë të rikthehen”,-tha Edmond Topi.

Ne nuk kemi distributor, sepse s’kemi kinema dhe pa to s’kemi mundësi që filmi të bëjë ciklin e tij,  të shkojë ne kinema e përmes biletave, paratë të rikthehen.

Ndërsa diskutuan një sërë çështjes kineastët theksojnë se Qendra kombëtar e kinematografisë duhet të reformohet sa i përket produktit audiovizual kombëtar dhe bashkëprodhimeve ndërkombëtare, gjë që sipas tyre do të hap dhe vende pune.

Mes të tjerash ata shtuan se në këtë aspekt rol të rëndësishëm luan edhe kryetari i QKK-së, që sipas kineastëve nuk duhet ta drejtojë institucionin si pronë private.

Për momentin, QKK-ja pritet të zgjedhë një drejtues të ri pas shkarkimit të Eol Çashkut.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare

Korça po kthehet gjithnjë e më shumë në një destinacionin ku turistët nuk njihen vetëm me historinë, muzeumet dhe kulinarinë, por edhe me traditat që...
10:12 | 02/06/2026

“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë

Nën moton “Qiell i hapur, mendje të hapura” rikthehet në Tiranë edicioni I 13-të I Festivalit Ndërkombëtar të Filmit “Dea Open Air”. Pjesë e këtij...
17:52 | 01/06/2026

Komedia “Sonte do darkojmë në shtrat” ngjitet në skenën e teatrit në Gjirokastër

Premiera e komedisë “Sonte do darkojmë në shtrat” është shfaqur në teatrin e Gjirokastrës, duke tërhequr interesimin e publikut dhe artdashësve të qytetit. Vepra e...
20:22 | 31/05/2026