Lirohen hapësirat përreth “Arenës Kombëtare”, shtohen masat e sigurisë

3 Qershor 2025 | 18:29

Të gjithë tendat e vendosura në ambientet e jashtme të bareve, lokaleve apo restoranteve përreth stadiumit “Arena Komëbtare” janë çmontuar përgjatë kësaj të marte si një masë sigurie në prag të ndeshjes mes Shqipërisë dhe Serbisë që luhet të shtunën e 7 qershorit.

Ndeshja Shqipëri-Serbi vlerësohet maksimalisht nga të gjitha institucionet, sidomos ato të garantimit të rendit dhe sigurisë, të cilat vijojnë të kenë nën survejim Arenën Kombëtare. Efektivët e policisë së shtetit, asaj bashkiake, por dhe pronarët e lokaleve dhe bareve kanë qenë të pranishëm përgjatë kësaj të marte, ku është bërë çmontimi i tendave të bizneseve, kjo si një tjetër masë sigurie.

Përreth stadiumit dhe brenda tij operojnë një numër i konsiderueshëm biznesesh, kryesisht bare, lokale e restorante, por dhe dyqane si dhe zyra të kompanive private. Të gjitha ambientet e jashtme do të boshatisen, për të lejuar sa më tepër hapësirë dhe akses për policinë e cila do të rrethojë stadiumin, madje do të jetë e vendosur dhe në pjesën e brendshme të stadiumit.

Burimet bëjnë me dije që duke nisur nga ora 21 e së premtes, të gjitha bizneset që janë në godinën e stadiumit do të mbyllen dhe hapja e tyre do të bëhet ditën e diel. Një numër i madh efektivësh pritet të jenë në terren për të garantuar sigurinë edhe pse në këtë sfidë do të jenë vetëm tifozët e kombëtares shqiptare.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

SHBA-të shtrëngojnë kontrollin para Kupës së Botës, mbikëqyrje e veçantë për delegacionin iranian

Ndërsa afrohet fillimi i Kupës së Botës 2026, autoritetet amerikane kanë njoftuar kontrolle të hollësishme sigurie për të gjithë anëtarët e delegacionit iranian që udhëtojnë...
09:07 | 03/06/2026

Aksident i shumëfishtë në Levan-Tepelenë, përplasen 5 automjete

Një aksident i rëndë ka ndodhur të martën në aksin Levan-Tepelenë, në afërsi të fshatit Fratar. Pesë automjete janë përplasur mes tyre, përfshirë edhe një...
14:20 | 02/06/2026