Gjykata e Apelit në Greqi shpall fajtorë 10 persona për zjarret vdekjeprurëse

3 Qershor 2025 | 19:01

Gjykata e Apelit greke shpalli sot fajtorë 10 persona dhe liroi nga akuzat 11 të tjerë për shpërthimin e zjarreve në pyje në vitin 2018, kur humbën jetën 104 persona.

Gjykata konfirmoi vendimin e vitit të kaluar të gjykatës së shkallës së parë, por urdhëroi që katër persona të tjerë të akuzohen për vrasje të paqëllimshme, kështu që u akuzuan gjithsej 10 persona, raportoi “Reuters”.

Midis tyre janë ish-zyrtarë të brigadës së zjarrfikësve, si dhe një burrë i akuzuar për zjarrvënie të qëllimshme, thanë burime gjyqësore.

11 persona u liruan nga akuzat, përfshirë guvernatorët rajonalë.

Vendimet do të jepen të mërkurën, raportoi “Reuters”.

Të pandehurit mund të marrin dënime me burgim me kusht ose burgim, alternativa e të cilave mund të jetë një gjobë.

Në korrik të vitit 2018, 104 persona humbën jetën dhe dhjetëra të tjerë u plagosën në një zjarr që shkatërroi qytetin bregdetar të Matit, rreth 27 kilometra në lindje të Athinës.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Momenti kur arrestohen dy të dyshuarit për masakrën me 6 të vrarë në Gjermani (VIDEO)

Dy të dyshuarit për vrasjen e gjashtë personave në Stade, në Gjermaninë veriore, janë neutralizuar dhe arrestuar nga policia, ndërsa momenti i ndërhyrjes është kapur...
18:05 | 29/06/2026

Pse Péter Magyar ngurron të bashkëpunojë me BE-në në çështjen e Ukrainës

Kryeministri i ri i Hungarisë i dha fund vetos së Budapestit mbi bisedimet e pranimit të Ukrainës në BE në qershor, por po i reziston...
17:59 | 29/06/2026

As pro as kundër! BE-ja refuzon të mbajë qëndrim në debatin për kondicionerin mes valës brutale të të nxehtit

Ndërsa kondicionimi i ajrit bëhet objekt debatesh politike, Komisioni Evropian po vepron me kujdes për të mbajtur një qëndrim neutral. Mes temperaturave rekord, Komisioni Evropian...
17:25 | 29/06/2026