“Zgjedhje të lira, rruga drejt BE-së”, Berisha takon eurodeputetin Rihards Kols
Një delegacion i Partisë Demokratike të Shqipërisë,i kryesuar nga Sali Berisha, zhvilloi një takim me eurodeputetin Rihards Kols, anëtar i Parlamentit Europian dhe Komisionit të Punëve të Jashtme (AFET).
Gjatë takimit, Berisha denoncoi përqendrimin ekstrem të pushtetit në duar të Kryeministrit Edi Rama dhe ngriti shqetësime për zhvillimet e zgjedhjeve të 11 majit 2025, të cilat i cilësoi si një shkelje të thellë të parimeve demokratike. Ai theksoi përdorimin e fondeve publike, blerjen masive të votave dhe ndikimin e grupeve të krimit të organizuar gjatë zgjedhjeve.
Nga ana tjetër, eurodeputeti Rihards Kols, shfaqi interes për situatën në Shqipëri dhe diskutoi mundësinë e ngritjes së një misioni faktmbledhës për të vlerësuar drejtpërdrejt situatën.
Në takim, u theksua se Shqipëria nuk mund të avancojë në procesin e integrimit në BE pa rikthimin e standardeve demokratike dhe garantimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme.
LEXONI GJITHASHTU:
“Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)
Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec
Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)
- 19:47 “Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)
- 19:39 Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec
- 19:28 Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit
- 19:25 Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)
- 19:18 Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin
- 19:10 Konflikti në Ukrainë, Lavrov: SHBA nuk i kanë respektuar marrëveshjet, lufta e Bidenit tani është bërë e Trumpit