U përvetësua në mënyrë të paligjshme, Prokuroria Tiranë sekuestron 9000m2 tokë

4 Qershor 2025 | 12:42

Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar 9000 m2 tokë në Fushë-Prezë, e përfituar në mënyrë të paligjshme nga shtetasi me iniciale A.T.

Hetimet filluan pas kallëzimit të shtetasit me iniciale M.D., i cili denoncoi se toka e gjyshit të tij, nuk figuronte më si pasuri e familjes së tij. Nga hetimet rezultoi se shtetasi me iniciale A.T. kishte përvetësuar këtë pasuri nëpërmjet mashtrimit dhe shpërdorimit të besimit, duke e shitur atë për përfitime monetare.

Gjatë hetimit, u zbuluan dy versione të ndryshme të shtetasit A.T. për origjinën e pasurisë: fillimisht ai tha se prona ishte e babait të tij dhe dispononte dokumentacion të vjetër, ndërsa më pas ndryshoi deklaratën dhe tha se e kishte blerë. Nuk u gjetën prova që të mbështesin aftësinë e tij për të paguar shumën e kërkuar për blerjen e tokës, prej 62,203,500 lekë (rreth 450,000 Euro).

Në vitin 2016, shtetasi A.T. ia dhuroi këtë pasuri shtetases B.V., e cila më pas, përmes një prokure të A.V., e shiti pasurinë për 100,000 Euro. Hetimet kanë zbuluar se A.T. ka mashtruar shtetasin H.D. dhe ka marrë pasurinë për t’ia kaluar në pronësi të tij.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Helmimi i Akademisë së Sigurisë, AKU: Analizat janë në rregull, zhbllokoni aktivitetin e SORI-AL

AKU ka zhbllokuar ditën e sotme aktivitetin e kompanisë Sori-AL, i cili ishte ndërprerë pas helmimit të 64 studentëve të Akademisë së Sigurisë. Përmes një...
19:06 | 16/07/2026

Shqipëria një hap larg kalimit në euro

Shqipëria po përgatit bazën ligjore për adoptimin e euros si monedhë kombëtare. Në projektligjin e ri “Për Bankën e Shqipërisë”, i nxjerrë për konsultim publik,...
18:51 | 16/07/2026

Arrestohen në flagrancë dy efektivë të Komisariatit Nr. 3 në Tiranë, dyshohen për korrupsion dhe shpërdorim detyre

Dy punonjës të Policisë së Shtetit janë arrestuar në flagrancë në Tiranë, pasi dyshohen për veprat penale të “korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione...
17:59 | 16/07/2026