Tafani: Me Laert Haxhiun flisja me chat-mail, e paguanim 600 € në “Bllok”
Bashkëpunëtori i drejtësisë Artan Tafani ka vijuar dëshminë e tij në Gjykatën e Posaçme, duke zbardhur detaje të reja mbi veprimtarinë e grupit kriminal të drejtuar nga Laert Haxhiu. Pjesë e dëshmisë ka qenë edhe mënyra se si komunikonte me drejtuesin e bandës, përmes një sistemi të koduar mesazhesh, të quajtur chat-mail, të cilin e paguante 600 euro në muaj në bllok.
“Folëm gjithmonë në chat-mail, një sistem i enkriptuar që ma dha vetë Laerti. E përdornim vetëm për punë, dhe e mbushnim çdo muaj në ‘Bllok’, 600 euro kushtonte,” deklaroi Tafani para gjykatës.
Tafani tregoi se njohjen e parë fizike me Laert Haxhiun e kishte pasur në një takim në Dajt, të organizuar nga anëtarët e tjerë të grupit. Ai u shpreh se e njihte vetëm nga emisionet televizive dhe lajmet, ndërsa vëllain e tij e kishte parë më parë në Lushnjë.
“Më morën në një restorant në Dajt, dhe pastaj qëndruam në një suitë. M’u duk e çuditshme që më kishin marrë me vete, sidomos kur pashë që aty ishte vetë Laert Haxhiu. Ai më tha se kishin një punë dhe do më ndihmonte me ndonjë ‘mall’. E kuptova që bëhej fjalë për transport të paligjshëm, më shumë se çdo gjë tjetër,”- rrëfeu Tafani.
Ai shtoi se në ditët në vijim, Laerti dhe bashkëpunëtorët e tij e paguan me dy këste nga 500 euro secili. Këto shuma shërbenin si shpërblim për punët e kryera, por edhe për të testuar besnikërinë dhe gatishmërinë e tij për të marrë pjesë në veprimtari kriminale.
Në një tjetër episod, Tafani rrëfeu se kishte vendosur një sasi prej 100 gramësh tritol në derën e një banese në katin e parë të një pallati, sipas udhëzimeve të dhëna nga Laert Haxhiu.
“Planin e bëmë me Laertin. Ishte si një provë për të parë a e bëja dot punën. E ndeza fitilin dhe u largova në këmbë, kalova nga shinat e trenit,”- tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Aksident i rëndë në Elbasan-Librazhd, humb jetën 19-vjeçari pasi makina del nga rruga
Helmimi i Akademisë së Sigurisë, AKU: Analizat janë në rregull, zhbllokoni aktivitetin e SORI-AL
Shqipëria një hap larg kalimit në euro
- 20:15 Nga biznesi privat te drejtimi i kompanive shtetërore: Kush është kryeministri i ri i Ukrainës?
- 20:12 Nikaragua ndërpret marrëdhëniet diplomatike me Italinë, shkak çështja e një vrasjeje të vitit 1978
- 19:47 Pse SHBA-të duan ta “çmontojnë” Gjykatën Penale Ndërkombëtare?
- 19:43 Dinamo shkruan historinë në Kazakistan, përmbysje spektakolare ndaj Astanës
- 19:27 Leo Messi, i jashtëzakonshëm, ylli argjentinas ka rikthyer veten në garën për “Topin e Artë”
- 19:21 Aksident i rëndë në Elbasan-Librazhd, humb jetën 19-vjeçari pasi makina del nga rruga