Vrasja e biznesmenit Edmond Papa, Prokuroria kërkon 30 vite burg për autorin

4 Qershor 2025 | 12:22

Prokuroria e Tiranës ka dhënë konkluzionet përfundimtare për dy autorët e dyshuar të vrasjes së biznesmenit Edmond Papa, e ndodhur në dhjetor 2022 në kryeqytet.

Për Andrew Bode, të dyshuarin si ekzekutor të 49-vjeçarit, organi akuzës kërkoi një dënim prej 30 vitesh burg për “vrasje me paramendim” kryer në bashkëpunim dhe “mbajtje pa leje të armëve”. Ndërsa për Alban Velo, 30-vjeçarin që u arrestua pak ditë pas ngjarjes, prokuroria kërkoi një dënim prej 25 vitesh burg për po të njëjtën vepër penale.

Prokurori Albert Kulici kërkoi që të dy të pandehurit të vuajnë dënimin në një burg të sigurisë së lartë, për shkak të rrezikshmërisë që ata paraqesin.

Viktima, Edmond Papa, u ekzekutua më 16 dhjetor 2022, në zonën e Selitës në Tiranë, kur autorët qëlluan 9 herë në drejtim të tij dhe më pas u larguan nga vendi i ngjarjes. Papa ndërroi jetë gjatë transportimit në spital.

Ai ishte një biznesmen me precedentë të mëparshëm në Greqi, i dënuar për trafik droge dhe skeduar më parë në Britani të Madhe. Edmond Papa ishte pronar i hotelit “Blue Sky” në qytetin e Sarandës, dhe vrasja e tij u hetua si një akt hakmarrjeje.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident i rëndë në Elbasan-Librazhd, humb jetën 19-vjeçari pasi makina del nga rruga

Një aksident me pasojë vdekjen e një të riu është regjistruar këtë të enjte në aksin rrugor “Elbasan–Librazhd”. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Mengël, ku...
19:21 | 16/07/2026

Helmimi i Akademisë së Sigurisë, AKU: Analizat janë në rregull, zhbllokoni aktivitetin e SORI-AL

AKU ka zhbllokuar ditën e sotme aktivitetin e kompanisë Sori-AL, i cili ishte ndërprerë pas helmimit të 64 studentëve të Akademisë së Sigurisë. Përmes një...
19:06 | 16/07/2026

Shqipëria një hap larg kalimit në euro

Shqipëria po përgatit bazën ligjore për adoptimin e euros si monedhë kombëtare. Në projektligjin e ri “Për Bankën e Shqipërisë”, i nxjerrë për konsultim publik,...
18:51 | 16/07/2026