“E shpëtoi Zoti, sa do ta qëllonim”- Tafani: Laert Haxhiu e donte të vdekur avokatin
Artan Tafani, bashkëpunëtori i drejtësisë në procesin ndaj grupit kriminal të drejtuar nga Laert Haxhiu, ka dhënë një tjetër dëshmi tronditëse në Gjykatën e Posaçme, duke rrëfyer planet për vrasjen e avokatit Adriatik Guri dhe përgatitjet për eliminimin e Elton Mermalit.
Sipas Tafanit, ai kishte marrë me qira një banesë në Lushnjë me urdhër të Laert Haxhiut, me qëllim përgatitjen e atentatit ndaj avokatit Guri.
“Mora shtëpi me qira në Lushnje, do vrisnim avokatin Adriatik Guri. E ruaja unë avokatin, ndërkohë unë e kam kushëri. Donte ta vriste Laerti, se sipas Laertit, ky ndihmonte hasmin e tij. Këta kishin kodin e kamerave të policisë, më ruanin edhe mua,”-dëshmoi Tafani.
Ai tregon se armët për vrasjen ishin siguruar nga Lulzim Arapi, i cili kishte sjellë një armë tip CZ me dy silenciatorë në banesën ku qëndronte Tafani.
“Lulzimi Arapi erdhi tek shtëpia, solli një pistoletë tip CZ me dy silenciatorë. Vazhduam ruanim avokatin. I rrija aty te lokali ku vinte avokati, por unë i thashë se nuk e bëj dot, se e kam kushëri. E lamë që do e bënte Lulzimi,”- vijoi ai.
Sipas dëshmisë, atentati dështoi në momentet e fundit për shkak të ndërhyrjes së një banori të zonës, i cili vuri re sjelljen e dyshimtë të Arapit.
“Një natë na iku ai. Unë i përshëndeta nga frika, jo për lek. Tha ai: ‘Do bëhet’, e kishte fjalën Laerti. Lulzimi ishte gati ta gjuante, ishim tek hyrja e pallatit duke pritur. Në një moment e dalloi një komshi aty, i tha: ‘Ç’a bën?’… fati i avokatit, e shpëtoi Zoti,”- tregoi Tafani.
Pas këtij dështimi, Laerti Haxhiu anuloi urdhrin për atentatin ndaj avokatit dhe vazhdoi të japë udhëzime nga Greqia, ku sipas Tafanit, kalonte me ndihmën e një personi nga Saranda.
“Pastaj Lulzimi më tha: Do ikim në Sarandë. Kuptova që do vinte Laerti. Një sarandiot e ndihmonte të kalonte nëpër dogana nga kufiri tokësor. E pritëm Laertin dhe shkuam në Tiranë, prapë tek hoteli në Astir.”
Në vijim të dëshmisë, Tafani tha se pas Tiranës, udhëtuan drejt Pogradecit, ku qëndruan në vilën e Mariglen Topuzit. Aty, Laerti kishte shpallur një tjetër objektiv për eliminim: Elton Mermalin.
“Pastaj ikëm në Pogradec, kemi fjetur tek vila e Mariglen Topuzit, hëngrëm krudo. Por një natë para, Laerti kishte thënë: ‘Më sillni Elton Mermalin se do e vras’.”
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut: Negociatat me Izraelin janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar