Projektet për energjinë, 4 bashki vetëm me panele diellore
Bashkimi Europian do të investojë 79 milionë euro në Shqipëri për nxitjen e energjisë së rinovuershme, si pjesë e planit për integrimit.
Objektivi i parë i këtij financimi është rritja e eficensës së energjisë, ku një projekt pilot parashikon një rrjet të ri energjetik në ndërtesat publike të 4 bashkive në vend, Shkodër, Berat, Përmet dhe Korçë për të ulur emetimet e gazrave serë.
Programi parashikon instalimin e paneleve diellore, ku 8000 familje do të përzgjidhen me skema grantesh.
Objektivi i dytë lidhet me ngritjen e 130 stacioneve të karikimit për automjetet elektrike, përmes të cilave synohet ulja e emetimeve të karbonit.
Ndërkohë, një pjesë e fondit do të përdoret edhe për të ulur kostot që kanë ujësjellësit nga përdorimi i energjisë elektrike. Ky program do të aplikohet fillimisht në 7 ndërmarrje të Ujësjellës-Kanalizimeve.
Marrëveshja është aprovuar edhe në komisionet e Kuvendit, të cilat kanë diskutuar edhe bashkëfinancimin nga ana e qeverisë shqiptare, me një fond të përgjithshëm që mund të arrijë në 130 mln euro.
Ky fond parashikohet të përdoret deri në vitin 2027.
LEXONI GJITHASHTU:
Moti i keq, aksident në hyrje të tunelit të Skërficës
Rrufeja shkakton zjarr në Dropull, era e fortë rrëzon pemë dhe bllokon rrugën
Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit
- 22:32 Moti i keq, aksident në hyrje të tunelit të Skërficës
- 22:28 Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij
- 22:25 “5 kërkesat nuk mjaftojnë për Shqipërinë e Re”, Manjani: Nuk është zgjidhje, jep dorëheqjen ti të vij unë
- 22:12 “PD të mos flasë në emër të protestës”, Malaj: Partitë politike janë të fundit që duhet të flasin
- 21:58 Rrufeja shkakton zjarr në Dropull, era e fortë rrëzon pemë dhe bllokon rrugën
- 21:57 Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit