2000 familje do përfitojnë panele diellore, qeveria rihap aplikimet në 24 shkurt

7 Shkurt 2025 | 16:50

2000 familje mund të përfitojnë panele diellore për ngrohje uji me çmim të ulët. Qeveria planifikon të rihapë aplikimet në 24 shkurt, dhe do të kërkojë nga qytetarët të paguajnë vetëm 30% të vlerës së impiantit.

Qeveria do të ndihmojë 2000 familje, të cilat do të vendosin panele diellore në banesat e tyre. Ky angazhim është pjesë e programit të ministrisë së Energjisë dhe Infrastrukturës, e cila paguan më shumë se gjysmën e vlerës së panelit që instalohet e që shërben për ngrohjen e ujit.

Nisma është shpallur disa ditë më parë nga ministrja Belinda Balluku, dhe aplikimet do të hapen në datën 24 shkurt. Edhe vitin e kaluar është ndërmarrë kjo iniciativë, dhe interesi ka qenë i madh, pasi një panel diellor ul rreth 20% kostot në faturën e energjisë elektrike.

Një panel që instalohet në tarracën e banesës, shitet në treg rreth 140 mijë lekë, por 2000 familje mund ta marrin atë për 40 mijë lekë, pasi oferta që bën qeveria është ndarja e çmimit 70% me 30%.  

Deri në datën 20 shkurt, do të jenë kompanitë që ofrojnë produktin dhe shërbimin e instalimit bashkë me çmimet përkatëse.

Ndërkohë në javën e fundit të shkurtit, aplikimet do bëhen në faqen eficenca.al, dhe për të fituar pajisjen do kërkohen dokumente të tillë, si certifikata, libreza e energjisë elektrike e hipoteka.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tentoi të vidhte me thyerje një market në Krujë, shoqërohet në polici 14-vjeçari

Një 14-vjeçar është shoqëruar në Komisariatin e Policisë së Krujës, pasi dyshohet se ka tentuar të vjedhë me thyerje një market në pedonalen e qytetit....
14:51 | 16/07/2026

Britania dënon deklaratat e ministres serbe për Kosovën: Të neveritshme dhe pa vend në shoqërinë e sotme

Ambasada britanike në Prishtinë ka publikuar një komunikatë, në të cilën thuhet se një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme britanike ka dënuar ashpër deklaratat e...
14:30 | 16/07/2026

Rama dhe Lamallari në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të “Smart City”: Detekton rreziqet në kohë reale

Është prezantuar këtë të enjte Qendra e Komandës dhe Kontrollit, një nga komponentët kryesorë të projektit kombëtar “Smart City”. Në ceremoninë ku morën pjesë Kryeministri...
14:18 | 16/07/2026