Plagosi me thikë 15-vjeçarin në Sarandë, i mituri shoqërohet në polici

7 Shkurt 2025 | 15:16

Një 12-vjeçar i cili dyshohet se ka plagosur me mjet prerës një 15-vjeçar është identifikuar dhe shoqëruar në polici.

15-vjeçari është goditur me mjet prerës në shpatull, ai është transportuar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Gjatë veprimeve të mëtejshme të policisë lidhur me ngjarjen, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale mjeti prerës që dyshohet se është përdorur gjatë konfliktit.

Njoftimi i policisë:

Sot, në mesditë, në rrugën “Adem Sheme”, lagjja nr. 2, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, një 15-vjeçar është goditur me mjet prerës në shpatull nga një bashkëmoshatar. I dëmtuari është transportuar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Falë veprimeve të shpejta dhe reagimit të menjëhershëm, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë bënë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasin e mitur M. M., 12 vjeç, i cili u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen

Partia Demokratike mbledh sot Këshillin Kombëtar ku do të votohet për lidershipin e ri të kësaj partie që do të jetë në krahët e Berishës...
14:55 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka dalë me një njoftim lidhur me lirimin e të burgosurve që kanë përfituar nga amnistia penale. 553 persona të...
13:26 | 15/07/2026