Avokati i familjes Ademaj: Pse pranuam bërjen e ekzaminimit mendor për Murselin

4 Qershor 2025 | 19:24

Avokati i familjes së Liridona Ademajt, Leutrim Syla, foli në emisionin “People”, ku tregoi detaje në lidhje me seancën gjyqësore ndaj Naim Murselit dhe të dyshuarve të tjerë për vrasjen e Liridona Ademajt.

Ai tha se, pavarësisht se do të kërkojë kohë, janë detyruar të pranojnë edhe ekzaminimin mjekësor për gjendjen mendore të Naim Murselit, për shkak se, nëse nuk do ta pranonin, mund të krijonte probleme me apelimin nga mbrojtësit e Murselit dhe mund të cilësohej si shkelje procedure.

“Çdo minutë që familja e kalon në atë sallë gjyqi është vuajtje për ta, për shkak se qëndrojnë në të njëjtin vend me personin që i ka ndarë nga njeriu i tyre i dashur. Ne pranuam ekzaminimin mjekësor për gjendjen mendore të Naim Murselit për shkak se, nëse do ta kundërshtonim, do të na kthehej kundër, pasi mund të cilësohej si shkelje e procedurave. Kjo do të kërkojë kohë, por është më mirë kështu sesa të na kërkohet rigjykim për shkelje proceduriale”, tha ai.

Në lidhje me fëmijët e çiftit, avokati i familjes së Liridonës tha se ata jetojnë në Suedi, në institucione të përkujdesjes për fëmijë ndërsa tha se ata nuk do të dëshmojnë në gjykatë për shkak të moshës që kanë pasur në momentin kur ka ndodhur ngjarja.

“Për shkak të moshës së fëmijëve, që në kohën kur ka ndodhur krimi ishin nën 10 vjeç, nuk u merret dëshmia — përveç ndonjë raporti nga psikologu që mund të përdoret si provë në procedurë penale. Fëmijët vijojnë të jenë në Suedi, nën kujdesin e institucioneve shtetërore”, tha ai.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ngërçi politik, Vetëvendosje pret marrëveshje me LDK para konstituimit të Kuvendit

Në pritje të seancës së parë të legjislaturës së re të Kuvendit të Kosovës, nuk ka asnjë lëvizje për mundësinë e arritjes së ndonjë marrëveshje...
18:29 | 23/07/2026

Deçan, 56-vjeçari humb jetën nga të shtënat me armë zjarri, dyshohet se u qëllua nga djali i tij

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në fshatin Strellc të komunës së Deçanit, ku një 56-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e të shtënave me armë...
16:00 | 23/07/2026

BE ndaj institucioneve të Kosovës: Ndaleni menjëherë rrënimin e villave në Ujman!

Bashkimi Evropian në Kosovë u ka bërë thirrje autoriteteve në Kosovë që të ndërpresin menjëherë rrënimin e villave të pronarëve serbë në afërsi të Liqenit...
16:25 | 22/07/2026