Në fokus lufta në Ukrainë, Putin zhvillon bisedën e parë telefonike me Papa Leon XIV

4 Qershor 2025 | 19:51

Presidenti rus Vladimir Putin zhvilloi të mërkurën një bisedë telefonike me Papa Leon XIV – kontakti i parë mes tyre që prej zgjedhjes së kreut të ri të Selisë së Shenjtë.

Sipas mediave të huaja biseda u zhvillua në një atmosferë të përzemërt dhe u përqendrua kryesisht te situata në Ukrainë.

Sipas njoftimit zyrtar të Kremlinit, Putin e përgëzoi Papën për zgjedhjen dhe i uroi suksese në detyrën e tij, duke e cilësuar “një mision fisnik”.

Kreu i Kremlinit vlerësoi gjithashtu kontributin e Papa Françeskut në marrëdhëniet ndërmjet Rusisë dhe Vatikanit, duke shprehur shpresën se këto lidhje do të vijojnë të forcohen edhe me Leon XIV.

Gjatë bisedës, të dy liderët diskutuan për mundësitë e bashkëpunimit në fushat kulturore, humanitare, si dhe për mbrojtjen e komuniteteve dhe faltoreve të krishtera në zonat e konfliktit.

Në qendër të diskutimit ishte lufta në Ukrainë ndërsa Putin ritheksoi interesin e tij për arritjen e paqes përmes mjeteve politike dhe diplomatike, duke theksuar rëndësinë e adresimit të “shkaqeve rrënjësore të konfliktit”.

Ai falënderoi Papën për gatishmërinë e tij për të ndihmuar në zgjidhjen e krizës dhe e informoi për progresin në marrëveshjet për shkëmbimin e të burgosurve.

Megjithatë, Putin akuzoi Kievin për “sabotim të infrastrukturës civile ruse” dhe e quajti sulmin e fundit në Siberi si një akt “të qëllimshëm dhe terrorist”.

Në përfundim të telefonatës, të dy palët ranë dakord të mbajnë kontakt dhe të zhvillojnë bisedime të mëtejshme për çështje me interes të përbashkët.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: SHBA-ja është “e harmonizuar” me aleatët në Gjirin Persik sa i përket Iranit

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka synuar t’i sigurojë aleatët e Gjirit Persik se Uashingtoni do të mbetet “plotësisht i harmonizuar” me partnerët rajonalë,...
21:28 | 24/06/2026

Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale

Bitcoin ka rënë me rreth 5% të mërkurën, duke zbritur nën nivelin psikologjik prej 60,000 dollarësh, mes një presioni të shtuar të shitjeve në tregjet...
20:10 | 24/06/2026

Trump: Irani po bën lëshime të mëdha

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar të mërkurën se Irani po ofron lëshime të rëndësishme në kuadër të negociatave që po zhvillohen...
20:07 | 24/06/2026