Vrasja e 27-vjeçarit në Tiranë, vetëdorëzohet në Polici autori i dyshuar
Zbardhet ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme në rrugën “5 Maj” në Tiranë, ku mbeti i vrarë me pistoletë 27-vjeçari Mehmet Qema.
Policia bën me dije se autori i dyshuar i ngjarjes është 28-vjeçari Marius Dema.
Ky i fundit, u vetëdorëzua në Polici mëngjesin e sotëm dhe akuzohet për veprat penale “Vrasje me dashje” dhe “Armëmbajtja pa leje”.
Para oficerëve ai është shfaqur i penduar dhe është shprehur se nuk e dinte që arma ishte e mbushur.
“Nuk doja ta vrisja. Jam i tronditur më vjen shumë keq për shokun se për burgun”, ka dëshmuar ai.
Gjithashtu është vetëdorëzuar dhe një nga personat e shpallur në kërkim për vrasjen, Frenkli Myftari, 27-vjeç.
Ndërkohë janë shpallur në kërkim shtetasit Erlin Peka, 27 vjeç, Blerim Hoti, 28 vjeç, Braild Aga, 23 vjeç dhe Xhuliano Koçi, 19 vjeç, për veprat penale “Moskallëzim krimi” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.
Vrasja e 27-vjeçarit ndodhi rreth orës 23:15 të mbërmjes së djeshme.
I riu humbi jetën në spital ku qe transportuar pas plagëve të marra prej të shtënave me armë.
Burime jozyrtare bënë me dije se Qema është qëlluar pasi ka qenë nën shoqërinë e disa personave me të cilët dyshohet se ka konsumuar lëndë narkotike dhe pije alkoolike.
Gjithashtu, dyshohet se ngjarja e rëndë mund të ketë ndodhur nga pakujdesia nën efektin e narkotikëve.
Lexoni githashtu:
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme