Osmani uron Kurban Bajramin, bën thirrje për forcimin e lidhjeve
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar çdo besimtar mysliman Festën e Kurban Bajramit.
“Me rastin e festës së Kurban Bajramit, ju përcjell urimet më të përzemërta për paqe, harmoni dhe begati në çdo familje”, thuhet në mesazhin e saj.
Osmani thekson se festa e Kurban Bajramit shpërfaqë shpirtin e solidaritetit, kujton rëndësinë e sakrificës, përkushtimit dhe ndihmës ndaj njëri-tjetrit.
“Kurban Bajrami është një thirrje për reflektim mbi vlerat më të larta njerëzore dhe për forcimin e lidhjeve, dashurisë dhe mirëkuptimit ndërmjet nesh. Në këtë ditë të veçantë, uroj që në secilën shtëpi të mbizotërojë gëzimi, shëndeti dhe dashuria. Qoftë kjo festë një burim frymëzimi për një të ardhme më të ndritur, me më shumë dhembshuri, mirësi dhe respekt të ndërsjellë”, thuhet në mesazhin e urimit të presidentes Osmani.
LEXONI GJITHASHTU:
- Spiropali uron për Kurban Bajramin: Sakrificë dhe solidaritet, të ndajmë të mirën
- “Moment për të shëruar plagët”, kremtohet Kurban Bajrami në Lushnje
Kurti dhe Abdixhiku shprehin gatishmëri për vazhdimin e bisedimeve për një marrëveshje për institucionet e reja
Takimi Kurti-Hamza përfundon pa rezultat konkret, vijojnë negociatat për institucionet e reja në Kosovë
Takim me Hamzën dhe Abdixhikun për formimin e institucioneve të reja, Kurti mbërrin në ambientet e Kuvendit (VIDEO)
- 22:50 Vrasja në Shkodër, flet i afërmi i viktimës: Konfliktin e dinë të gjithë, është ruajtur
- 22:29 Dy automjete përplasen në aksin Elbasan–Librazhd, një grua bllokohet në mjet
- 22:29 “Tirona o nona”, Rama ndan pamje nga koncerti “YE”: Shqipëri e bukur europiane
- 22:21 Skenë madhështore dhe pjesëmarrje masive, pamje nga koncerti i Kanye West në Tiranë
- 22:10 Politikani amerikan ndalohet nga pushtuesit izraelitë në Bregun Perëndimor
- 22:06 Të paktën gjashtë të vrarë gjatë sulmeve ruse në Ukrainë