Gjendet arma me të cilën fqinji plagosi burrë dhe grua në Gosë, arrestohet autori
Një ngjarje e rëndë ndodhi paraditen e kësaj të premte në fshatin Gosë, ku burrë dhe grua mbetën të plagosur nga fqinji i tyre.
Sipas policisë, konflikti ndodhi për motive të dobëta, ndërsa në një njoftim të pasdites thuhet se efektivët kanë gjetur armën e krimit dhe kanë arrestuar autorin e ngjarjes, 56-vjeçarin Sh.O.
Arma u gjet e fshehur në një mur dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale pistoleta, me të cilën dyshohet se autori ka plagosur shtetasit Sami dhe Nadire Disha.
Njoftimi i plotë
“Në vijim të veprimeve për dokumentimin ligjor të ngjarjes së ndodhur në fshatin Gos, shërbimet e Policisë gjetën të fshehur në një mur dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit tip pistoletë, me të cilën dyshohet se autori ka plagosur shtetasit S.D, dhe N.D.
Po në vijim të veprimeve specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Durrës, arrestuan në flagrancë shtetsin Sh. O., 56 vjeç, pasi ky shtetas dyshohet se plagosi me armë zjarri dy komshinjtë e tij gjatë një konflikti për motive të dobëta.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.
LEXONI GJITHASHTU:
Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 17:21 Bitcoin bie në nivelin më të ulët që nga shkurti, rritet pasiguria në tregjet e kriptomonedhave
- 17:19 Planifikoi atentatin ndaj Ines Hajrullas, GJKKO dënon 11 vite burg Erio Zejnon
- 17:16 Presidenti i Lituanisë vizitë në Tiranë, pritet në Kryeministri nga Rama
- 17:16 25 mijë vende të reja pune nga investimi i Amazon në Evropë
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Bayer Leverkusen shkarkon Hjulmandin, e zëvëndëson Martinez Novell