Rasti që tronditi Norvegjinë: Mjeku përdhunues serial dënohet me 21 vjet burg
Një gjykatë në Norvegji dënoi sot një mjek 57-vjeçar me 21 vjet burg për përdhunimin masiv dhe abuzimin seksual të dhjetëra pacienteve femra, në një rast që tronditi vendin skandinav.
BBC raporton se doktori Arne Bie u shpall fajtor për 70 akuza për përdhunim dhe sulm seksual, si dhe për 82 raste abuzimi me pozicionin e tij.
Pothuajse të gjitha krimet ndodhën gjatë ekzaminimit të pacientëve, ndërsa Bie punonte në qytetin e vogël të Frost, me popullsi më pak se 3,000 banorë.
Gjykata shqyrtoi aktakuzën, e cila mbulonte pothuajse dy dekada të punës së tij dhe i referohej 94 grave.
Leximi i vendimit zgjati më shumë se një orë, dhe gjatë kësaj kohe Bie qëndroi i qetë dhe pa emocione.
Mbrojtja kërkoi një dënim më të lehtë prej 17-18 vjetësh sepse Bie pranoi përdhunimin e 21 viktimave, dhe prokurorët thanë se ishin të kënaqur me vendimin, por do të shqyrtonin ende një apel.
LEXONI GJITHASHTU:
25 mijë vende të reja pune nga investimi i Amazon në Evropë
Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
- 17:19 Planifikoi atentatin ndaj Ines Hajrullas, GJKKO dënon 11 vite burg Erio Zejnon
- 17:16 Presidenti i Lituanisë vizitë në Tiranë, pritet në Kryeministri nga Rama
- 17:16 25 mijë vende të reja pune nga investimi i Amazon në Evropë
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Bayer Leverkusen shkarkon Hjulmandin, e zëvëndëson Martinez Novell
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij