Vrasja e Ermir Dedjas, arrest me burg për Klodian Berishën dhe Erion Ndonin

7 Qershor 2025 | 16:02

Gjykata ka vendosur masën e sigurimit “Arrest në Burg” për Klodian Berishën dhe Erion Ndonin, të dyshuar për vrasjen e Ermir Dedjas.

Autorët kontrabanduan automjetin që u përdor për vrasjen, si dhe një tjetër automjet që mund të ishte përdorur për një ngjarje tjetër kriminale.

Vendimi është marrë pas shqyrtimit të kërkesës nga prokuroria dhe mbështetur në dyshimet e ngritura për kryerjen e veprës penale “Kontrabanda me mallra të tjerë”.

Në lidhje me ndalimin e datës 03.06.2025, gjykata ka vlerësuar si të ligjshëm ndalimin e personave nën hetim, Erion Ndoni dhe Klodian Berishës duke caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në Burg” për të dy.

Njoftimi i vendimit zyrtar:

1. Vleftësimin e ligjshëm të ndalimit të datës 03.06.2025 të personave nën hetim E. N. dhe K.B., të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Kontrabanda me mallra të tjerë”, parashikuar nga neni 174/2 të Kodit Penal.

2. Caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, ndaj personave nën hetim E. N. dhe K.B.

3. Urdhërohet Prokuroria dhe Policia Gjyqësore për zbatimin e këtij vendimi.

4. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim brenda 5 ditëve në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, duke filluar ky afat nga e nesërmja e komunikimit të vendimit të arsyetuar.

U shpall sot në Durrës, më datë 07 Qershor 2025.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia

Protesta e qytetarëve dhe aktivistëve në Tiranë ka shënuar këtë të enjte ditën e 54-të të saj. Protestuesit u mblodhën fillimisht në Sheshin “Skënderbej”, ndërsa...
21:41 | 23/07/2026

Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj

Republika Sërpska ka shpenzuar katër milionë dollarë nga buxheti i saj për të paguar lobistë në Uashington, që të promovojnë pavarësinë e këtij entiteti nga...
19:04 | 23/07/2026

Rrezik thatësire në Evropë, studiuesit ndërkombëtarë tregojnë pasojat e nxehtësisë ekstreme

Një studim i grupit World Weather Atribution ka treguar se klima më e nxehtë e sotme ka përshpejtuar humbjen e lagështisë nga tokat, liqenet dhe...
18:55 | 23/07/2026