Zhvillohet në Gjirokastër Kampionati Kombëtar i Natural Bodybuilding & Fitness

8 Qershor 2025 | 08:39

Gjirokastra mirëpriti edicionin e 9-të të Kampionatit Kombëtar të Natural Bodybuilding & Fitness, një aktivitet që tashmë është kthyer në traditë për qytetin. Në këtë garë morën pjesë 12 sportistë dhe sportiste nga zona të ndryshme të vendit, të cilët konkuruan në disiplina të ndryshme duke promovuar një mënyrë jetese të shëndetshme dhe aktivitet fizik pa përdorimin e substancave ndaluese.

Organizatori i kampionatit, Nikollaq Muço, u shpreh se ky event zhvillohet çdo vit dhe synon të nxisë të rinjtë që të merren me sport që në moshë të re.

“Si për çdo vit unë organizoj Kampionatin Kombëtar Natural Bodybuilding,është shoqatë sportive ndërsa kemi 9 kampionate që kemi zhvilluar,kemi 12 pjesëmarrës që konkurrojnë që nga mosha 16 vjeç”, tha Nikollaq Muço.

“Është hera e dytë që marr pjesë dhe janë pak këto emocionet e garës, është normale por besoj se do t’ja dalim”, tha një sportist.

Pjesëmarrësit shprehin emocionet për garën që promovon sportin për një trup të bukur dhe të shëndetshëm. Ndër ta, sportistja Orjela Trako e cilësoi përvojën si emocionuese dhe të vlefshme.

“Si përherë ka emocionet e veta ndoshta edhe vihej re sesa e emocionuar isha sepse nga njeri event në tjetrin njeriu ka vështirësitë dhe sfidat e veta dhe kur konkludojnë në atë skenë ka emocionet e saj por për mua është një përvojë e bukur si përherë, shumë përvojë e bukur”, tha ajo.

Ish kampionët në vite të bodybuilding kanë apeluar që të gjitha moshat veçanërisht të rinjtë duhet të merren me sport për të patur një shëndet të mirë.

“Është dëshira ime që ta vazhdojnë këtë lloj sporti sepse është një sport i veçantë dhe kjo i largon të rinjtë nga të këqijat dhe më vjen mirë që sporti i bodybuilding vazhdon të zhvillohet në Shqipëri”, Ilir Hushi, ish kampion.

“Është shumë mirë sepse edukojnë karakterin, investojnë në shëndet, në fizik është shumë gjë e mirë marrja me sport dhe aq më tepër me sportin natyral domethënë pa stimulantë, pa hormone,pa medikamente”, shtoi Ilir Mema, ish kampion gjithashtu.

Tashmë Gjirokastra ka fituar një traditë të veçantë në organizimin e eventeve kombëtare dhe ndërkombëtare në sporte të ndryshme.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nesër seancë plenare, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit në orën 10:00

Një detaji i ri nga protesta është se të martën protestuesit kanë njoftuar se do të zhvillojnë edhe një protestë para Parlamentit. Protesta do të...
22:11 | 29/06/2026

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës (VIDEO)

Mbrëmjen e kësaj të hënë ka nisur marshimi i qytetarëve në rrugët e Tiranës. Pas disa orësh para Kryeministrisë, protestuesit kanë vijuar me agjendën e...
21:58 | 29/06/2026

Protestuesit marrin banderolën nga ambientet e Politeknikut, e valëvisin në shesh (VIDEO)

Pas hyrjes në ambientet e Politeknikut, një grup protestuesish kanë arritur të marrin banderolën e cila u hoq në murin kryesor të Universitetit. Ata u...
21:15 | 29/06/2026