Marrëdhënie me dhunë e ngacmim seksual në plazh, 24-vjeçaret denoncojnë dy burrat
Dy vajza të reja, të moshës 24 vjeç, kanë denoncuar në polici se janë bërë viktima të dhunës dhe ngacmimeve seksuale gjatë pushimeve të tyre në zonën bregdetare të Borshit.
Sipas njoftimit zyrtar nga Policia e Shtetit, specialistët për Hetimin e Krimeve pranë Komisariatit të Policisë Himarë kanë nisur procedim penal ndaj dy shtetasve, pas kallëzimeve të dorëzuara nga të rejat.
Konkretisht:
E. M., 33 vjeç, banues në Vorë, është kallëzuar nga një vajzë për kryerje të marrëdhënieve seksuale pa pëlqimin e saj, ndërsa ajo ndodhej me pushime në Borsh.
Xh. D., 52 vjeç, banues në Tiranë, është kallëzuar nga një vajzë tjetër për ngacmim seksual në të njëjtën zonë bregdetare.
Të dy rastet janë referuar në Prokurori dhe hetimet janë në vijim për të sqaruar rrethanat dhe për të përcaktuar përgjegjësitë ligjore të të dyshuarve.
LEXONI GJITHASHTU:
Dosja “Ura”, BKH arreston Adi Çobën, i akuzuar si organizator i trafikut të heroinës dhe kokainës
Vijon marshimi, qytetarët mblidhen para Parlamentit: Nesër në 10 (VIDEO)
“Nuk e dija që do isha kandidate për kryesinë”, Grimci: Kisha bërë kërkesë por ja kur e mora vesh..
- 23:25 Dosja “Ura”, BKH arreston Adi Çobën, i akuzuar si organizator i trafikut të heroinës dhe kokainës
- 22:37 Zgjidhet Kryetarja e re e Këshillit Kombëtar të PD-së, ja kush e zëvendëson Palokën
- 22:30 Bombardime ruse në Ukrainë, të paktën 6 të vrarë dhe rreth 50 të plagosur
- 22:28 Uashingtoni paralajmëron Teheranin: Nga marrëveshja bërthamore fitoni më shumë se nga tarifat në Hormuz
- 22:28 SHBA nënshkruan marrëveshjen për ambasadë të përhershme në Jerusalem
- 22:24 Irani: Çdo kërcënim do të marrë përgjigje të menjëhershme, Trump të frenojë aleatët e tij