Kapet drogë në formë çokollatë në Kapshticë, arrestohet personi që e transportonte

7 Qershor 2025 | 12:25

Një sasi lënde narkotike është kapur nga policia në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës, e cila do të kalonte drejt Greqisë.

I arrestuar është një drejtues mjeti me vendbanim në Pogradec, i cili sasinë e drogës e kishte fshehur në një vend të sajuar enkas për të futur lëndën narkotike.

Në operacionin e ditës së sotme janë sekuestruar rreth 6 kg e dyshuar si heroinë në copa çokollate dhe në këtë operacion janë përfshirë forca të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore si dhe forca të drejtorisë së policisë së qarkut Korçë dhe asaj të kufirit.

Operacioni sipas burimeve të siguruara është mbajtur tepër sekret edhe për policinë kufitare të Kapshticës pasi i njëjti burim tha se ka dyshime për persona të tjerë të përfshirë në këtë trafik të lëndëve narkotike.

Policia nuk ka bërë me dije detaje por fakti që në operacion është përfshirë AMP tregon se mund të ketë persona që do të ndihmonin të arrestuarin për kalimin e drogës drejt Greqisë

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS

Gazetari Reldar Dedaj i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në Asamblenë...
22:16 | 17/07/2026

“PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me situatën në Partinë Demokratike....
21:45 | 17/07/2026

Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti

Anëtarja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilirjana Kuçana e ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur...
21:28 | 17/07/2026