Itali, si autoritetet mund të zbardhin vrasjen mafioze të 45 viteve më parë

9 Qershor 2025 | 18:45

Hetuesit e Prokurorisë së Palermos, në Itali, kanë zgjedhur teknologjitë e reja për të nxjerrë ADN-në nga një gjurmë e gjetur 45 vjet më parë, në vendin ku u vra vëllai i presidentit aktual të Italisë, Piersanti Mattarella.

Ngjarja ka ndodhur më 6 janar 1980 dhe 12 qershorin e ardhshëm, hetuesit do të ngarkohen me detyrën për të bërë krahasimin e gjurmës biologjike të gjetur në skenën e krimit.

Konkretisht, gjurma në fjalë u gjet në derën e anës së shoferit të një makine tip “FIAT 127”, e përdorur nga vrasësit për t’u larguar nga vendngjarja.

Menjëherë pas vrasjes, gjurma u arkivua pasi u konsiderua e papërdorshme për të zbardhur identitetin e personit që e kishte lënë.

Por sot ekspertët janë të bindur se ajo mund të përdoret për ta krahasuar me ADN-në e personave të hetuar Antonio Madonia dhe Giuseppe Lucchese, dy vrasësit e Cosa Nostra-s, që dyshohen se i qëlluan Mattarella-s, asokohe guvernator i rajonit të Sicilisë.

Nga hetimet e derimësotme janë ngritur dyshimet se automjeti i përdorur nga dy atentatorët, që atëherë ishin të moshave 28 dhe 22 vjeç, drejtohej nga Lucchese, figurë e spikatur e fraksionit mafioz të korleonezëve.

Por asgjë nuk ka qenë konfirmuar dhe pritet që analizat shkencore që do të kryhen pas pak ditësh të hedhin dritë ose të konfirmojnë hipotezat e hetuesve.

Për vrasjen e Mattarella-s, që fillimisht u mendua se ishte bërë nga një grup neofashist, janë dënuar si urdhërues bosët më të lartë të kupolës mafioze të Sicilisë, mes të cilëve Totò Riina dhe Bernardo Provenzano.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Sulmi me bombë në Monako, idenfitikohet dhe shpallet në kërkim autori: Ishte një ukrainase e maskuar si burrë

I dyshuari kryesor për një sulm me bombë në Monako këtë javë që plagosi rëndë një manjat biznesi të lindur në Ukrainë dhe dy anëtarë të familjes...
21:07 | 03/07/2026

Portugalia kërkon mbështetje nga BE-ja, Spanja dhe Maroku, ndërsa rreziku i zjarreve rritet

Kryeministri portugez, Luis Montenegro i ka kërkuar këtë të premte BE-së, Spanjës dhe Marokut të mbështetje me avionë shtesë zjarrfikës në rast se zjarret përkeqësohen...
20:15 | 03/07/2026

Ursula von der Leyen flet nga Irlanda: Shqipëria dhe Mali i Zi po përparojnë drejt BE-së

Ndërsa ndodhet në një vizitë zyrtare në Irlandë, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, vlerësoi progresin e bërë në negociatat e anëtarësimit nga...
19:47 | 03/07/2026