Dashuria dhe tradita në skenë, etno-muzikali “Zare” vjen sërish në TKOB
Etno-muzikali “Zare”, një nga shfaqjet më të bukura të repertorit artistik të Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore, rikthehet në skenën e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit.
“Zare” nuk është thjesht një shfaqje e zakonshme, por një muzikal i plotë ku ndërthuren muzika, vallja, kënga dhe aktrimi.
Këtë herë, etno-muzikali vjen i konceptuar ndryshe, duke përfshirë valle nga jugu, veriu dhe Shqipëria e Mesme, ndërsa nuk mungojnë edhe risitë.
“Zare vjen i konceptuar si muzikalisht ashtu edhe në aspektin koreografik. Nuk do të ketë këngëtarë të ftuar, por do të jenë artistët dhe solistët e ansamblit, së bashku me grupin vokal. Pjesa koreografike do të interpretohet nga valltarët e ansamblit kombëtar, dhe në këtë rast është shtuar edhe një grup i ri. Sa herë përmendet ‘Zare’, publikut i vjen në mendje personazhi i famshëm. Libreti lidhet me historinë e dashurisë mes dy të rinjve. Gjithë shfaqja është ndërtuar me numra artistikë muzikorë dhe koreografikë, që përfshijnë valle nga jugu, Shqipëria Mesme dhe veriu”, thotë Sokol Marsi, drejtor i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve.
“Zare” është një etno-muzikal që ngjitet në skenë me gjithë fuqinë e këngës, valles dhe traditës, duke sjellë një histori dashurie mes dy të rinjve që na kthen në kohët kur dashuria shprehej në gjeste të vogla dhe këngë të mëdha.
“Etno-muzikali ‘Zare’ është një histori dashurie mes dy të rinjve, ku Zarja është nga jugu dhe Arberi nga veriu. Kjo histori pasqyron edhe thyerjet e konceptimeve që akoma ekzistojnë në shoqërinë tonë, për shkak të babait dhe vëllait të Zares. Në brendësi të shfaqjes përfshihen valle dhe këngë popullore shumë të përpunuara bukur, që ruajnë identitetin tonë kombëtar. Nuk është një modernizim, por një formë e re e paraqitjes së folklorit tonë. Kjo është një rikthim, pasi ka evoluar dhe janë përfshirë artistë të rinj. Përfshihen tre zona kryesore: veriu, Shqipëria e Mesme dhe jugu. Ngjarjet fillimisht zhvillohen në Tiranë, pastaj në Përmet dhe në Shkodër”, thotë koreografi Andrea Kokeri.
Një udhëtim i paharrueshëm mes motiveve popullore, kostumeve autentike dhe emocioneve që vetëm folklori ynë di të zgjojë, etno-muzikali “Zare” do të ngjitet në skenë mbrëmjen e 10 qershorit, si pjesë e programit artistik të këtij muaji.
LEXONI GJITHASHTU:
Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare
“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës