Berisha: Tjetër tren bullgar në Elbasan, gjithça realizohet me gjakftohtësi (VIDEO)

10 Qershor 2025 | 13:18

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha bëri një tjetër denoncim publik për zgjedhjet e 11 majit që ai i që quan farsë elektorale.

Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Berisha tregoi përmes pamjeve video një tjetër rast që sipas tij vërteton mekanizmin e manipulimit që quhet Tren Bullgar në Elbasan. Berisha u shpreh se gjithçka ka ndodhur si nëpër filma, me gjakftohtësi të madhe.

“Ju do shihni se si kriminelë elektoralë brenda qendrës elektorale realizojnë atë mekanizëm manipulimi që quhet Tren Bullgar, që i bën zgjedhjet tërësisht të pavlefshme, që kontrollon tërësisht vullnetin e qytetarëve. Këta janë një grup kriminal brenda qendrës së votimit, komisionerë të partisë së krimit.

Qendra e votimit është në një kafene, shikojeni…

Ja fleta e votimit…

Ja, merr vulën e vulos fletën e votimit. Si në filma, sikur ta kishin xhiruar.

Tani vjen me vulën e dytë këtu. E vulos.

Tani po fsheh krimin. E fut në banak poshtë fletën e votimit.

Me gjakftohtësi të paparë.

Është po ky… tani e nxjerr fletën e votimit, do e çojë në destinacion.

Shikojeni, ia dha tjetrit jashtë qendrës.

Edhe njëherë, aty po voton ai”, tregoi Berisha.

 

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Moti i keq, aksident në hyrje të tunelit të Skërficës

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në hyrje të tunelit të Skërficës, në rrugën kombëtare Kardhiq-Delvinë. Një automjet ka dalë nga rruga duke...
22:32 | 25/06/2026

Rrufeja shkakton zjarr në Dropull, era e fortë rrëzon pemë dhe bllokon rrugën

Moti i keq që ka përfshirë pasditen dhe mbrëmjen e së enjtes qarkun e Gjirokastrës ka sjellë probleme në disa zona të Bashkisë Dropull. Si...
21:58 | 25/06/2026

Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit

“Një agjent nuk del me fytyrë për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit, por vepron në mënyrë të fshehtë.” Kështu u shpreh aktivisti Ervin Goci në...
21:57 | 25/06/2026