Sali Berisha paraqitet në SPAK pas kallëzimit të gjyqtares Irena Gjoka

10 Qershor 2025 | 10:15

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha është paraqitur paraditen e së martës në Prokurorinë e Posaçme ku është thirrur për të dëshmuar në SPAK, në lidhje me një kallëzimin të gjyqtares së GJKKO-së, Irena Gjoka.

Ashtu siç ka ndodhur edhe në paraqitjet e mëhershme të Berishës në SPAK ai është pritur nga mbështetës që thërrisnin emrin e tij.

Berisha u urdhërua nga prokurori i SPAK-ut, Elvin Gjokaj, që të paraqitej të martën, më 10 qershor, në orën 10:00, përpara hetuesit të Byrosë Kombëtare të Hetimit, Ardit Neli.

Sipas shkresës zyrtare, Berisha do të pyetet si person në dijeni për rrethanat, në kuadër të hetimit paraprak mbi kallëzimin e gjyqtares Irena Gjoka.

Në urdhër theksohet se në rast mosparaqitjeje, personi mund të shoqërohet me detyrim.

Gjyqtarja Irena Gjoka, qe ka ndjekur hetimet paraprake për çështjen e ish-kompleksit sportiv “Partizani” i ka dërguar SPAK një kërkesë, ku i kërkon që të hetoj deklarata e bëra publikisht nga Argita Malltezi dhe ka kërkuar që të verifikohen thëniet e Malltezit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tentoi të vriste 59-vjeçarin me thikë pas një konflikti në lokal, arrestohet 43-vjeçari në Elbasan

Një konflikt për motive të dobëta në një lokal në lagjen “Luigj Gurakuqi” në Elbasan ka përfunduar me plagosjen e një 59-vjeçari me mjet prerës....
15:22 | 17/07/2026

Vatër zjarri në fshatin Mifol, zjarrfikësit në vendngjarje për të shuar flakët (VIDEO)

Një vatër zjarri është regjistruar këtë premte në fshatin Mifolit të Vlorës. Mësohet se, flakët kanë përfshirë barishte, pemë, duke u përhapur me shpejtësi në...
14:41 | 17/07/2026

Ministrja serbe për Kosovën: Duhej të përdorja termin “deportim“, Sveçla është terrorist!

Ministrja serbe për Pushtetin Lokal, Snezana Paunoviç, ka thënë në një intervistë të re se ndoshta duhej të kishte përdorur një terminologji tjetër në vend...
13:39 | 17/07/2026