Çfarë dihet nga tubimet në Los Anxheles, përplasja e ashpër e Trump me guvernatorin
Për të katërtën ditën me radhë në rrugët e Los Anxhelesit janë kthyer në një fushëbetejë mes protestuesve dhe autoriteteve federale amerikane.
Protestat nisën pas aksionit të Agjencisë për Emigracionin dhe Doganat për arrestimin dhe dëbimin e emigrantëve të paligjshëm në Los Anxheles.
Aksioni kundë emigrantëve në qytetet me shumicë latino-amerikane bëri që një koalicion i gjerë emigrantësh, grupesh punëtore, studentësh dhe organizatash për të drejtat civile të niste tubimet masive.
Protestat, fillimisht paqësore, degraduan në dhunë, duke detyruar policinë të përdorte gaz lotsjellës dhe plumba gome ndaj manifestuesve, si dhe të mbyllte qendrën e Los Anxhelesit, duke i shpallur tubimet të paligjshme.
Presidenti amerikan Donald Trump ka angazhuar 2.100 efektivë të tjerë të Gardës Kombëtare dhe 700 marinsa për të vënë nën kontroll protestat.
Protestat kanë sjellur dhe tensione mes Shtëpisë së Bardhë dhe guvernatorit demokrat të los Anxheles Gavin Newsom
Guvernatori e quajti praninë e ushtrisë federale në rrugët e Los Anxhelesit si “të paligjshme dhe imorale”.
Në një postim në rrjetin “X”, ai tha se përdorimi i marinsave në Los Anxheles ishte një “fantazi e çmendur” dhe e etiketoi Trump si një “president diktatorial”.
Nga ana tjetër Cari i kufirit të presidentit Donald Trump, Tom Homan, e kërcënoi guvernatorin e Kalifornisë se mbështetja e emigrantëve të paligjshëm ishte shkelje ligji dhe e dënueshme.
LEXONI GJITHASHTU:
Tërmetet në Venezuelë morën pothuajse 3,000 jetë, operacionet humanitare vazhdojnë
Kartëmonedhat me firmën e Trumpit hidhen në qarkullim
Tragjedi në Kongo, më shumë se 20 studentë humbin jetën nga përmbysja e anijes
- 09:44 “Asnjë ndërtim në Porto Palermo”, Rama reagon ndaj lajmeve në rrjetet sociale: Është shpallur monument kulture
- 09:38 Amaneti i Koço Qëndros: Mos mbani homazhe për mua
- 09:29 21 të arrestuarit e protestës te Parlamenti dalin sot për masë sigurie, pritet protestë para Gjykatës
- 09:13 Tërmetet në Venezuelë morën pothuajse 3,000 jetë, operacionet humanitare vazhdojnë
- 09:10 Kartëmonedhat me firmën e Trumpit hidhen në qarkullim
- 09:07 Tragjedi në Kongo, më shumë se 20 studentë humbin jetën nga përmbysja e anijes