Gjykata vendos: Tarifat e Trump mbeten në fuqi sa të përfundojë procesi i apelimit
Gjykata Federale e Apelit në Uashington i lejoi sot Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, të mbajë në fuqi paketën e tarifave që ai prezantoi në shkurt dhe prill, deri në fund të procesit të apelimit në lidhje me vendimin e fundit të një gjykate më të ulët që kundërshtonte këto masa.
Tarifat e shkurtit të vendosura ndaj Kinës, Kanadasë dhe Meksikës mbeten në fuqi, si dhe një sërë tarifash të vendosura më 2 prill ndaj pothuajse të gjitha vendeve dhe territoreve të botës, raporton Reuters.
Gjykata e Apelit arriti në përfundimin se kjo mosmarrëveshje ka “rëndësi të jashtëzakonshme” dhe për këtë arsye vendosi që e gjithë përbërja e gjykatës prej 11 gjyqtarësh do ta diskutojë çështjen më 31 korrik, në vend që ta dërgojë çështjen fillimisht në një panel prej tre gjyqtarësh.
Ky vendim pezulloi vendimin e Gjykatës Tregtare të SHBA-së nga 28 maji, i cili vlerësoi se Trump i tejkaloi kompetencat presidenciale sepse i futi tarifat e përmendura në bazë të Aktit Ndërkombëtar të Fuqive të Emergjencës Ekonomike (IEEPA).
Gjykata vendosi më pas se e drejta për të vendosur taksa dhe detyrime i përket Kongresit, jo presidentit, dhe administrata Trump e apeloi vendimin të nesërmen.
Të paktën dy padi janë ngritur kundër tarifave të Trump, duke argumentuar se deficiti tregtar afatgjatë i Shteteve të Bashkuara nuk përbën një “kërcënim të jashtëzakonshëm dhe të pazakontë” sipas kuptimit të Aktit IEEPA dhe se Trump nuk ka të drejtë ligjore të ndjekë politikën tregtare vetë.
LEXONI GJITHASHTU:
Musk tërhiqet nga akuzat ndaj Trump: Më vjen keq, ishin të ekzagjeruara
Çfarë dihet nga tubimet në Los Anxheles, përplasja e ashpër e Trump me guvernatorin
Një amerikan fiton 1.3 milionë dollarë në të njëjtën lotari që fitoi 15 vjet më parë
Tërmetet në Venezuelë morën pothuajse 3,000 jetë, operacionet humanitare vazhdojnë
Kartëmonedhat me firmën e Trumpit hidhen në qarkullim
- 09:49 Një amerikan fiton 1.3 milionë dollarë në të njëjtën lotari që fitoi 15 vjet më parë
- 09:44 “Asnjë ndërtim në Porto Palermo”, Rama reagon ndaj lajmeve në rrjetet sociale: Është shpallur monument kulture
- 09:38 Amaneti i Koço Qëndros: Mos mbani homazhe për mua
- 09:29 21 të arrestuarit e protestës te Parlamenti dalin sot për masë sigurie, pritet protestë para Gjykatës
- 09:13 Tërmetet në Venezuelë morën pothuajse 3,000 jetë, operacionet humanitare vazhdojnë
- 09:10 Kartëmonedhat me firmën e Trumpit hidhen në qarkullim